Aktualitet

Minxhozi: Kosova, e izoluar, nga qëndrimi acarues dhe zhgënjyes

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar kërcënimin e presidentit francez Emmanuel Macron për pezullimin e vizave ndaj Kosovës, theksoi se deklarata e tij ishte shumë e rëndë për lidershipin vendas dhe se qëndrimi i presidentit të Francës ishte ‘skualifikues’ për Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

“Shumica e vëmendjes u fokusua tek deklarata e Macron lidhur me lapsusin e përkthimit. Nuk ka asnjë lapsus, është një presion i hapur por pjesa e deklaratës që për mua është edhe më e rëndë, eshte sepse kërcënimi për vizat është konkret mjaft i hidhur dhe i dhimbshëm për një popullsi që vuan regjimin absurd të vizave për në Evropë. Por nga ana tjetër, ne e dimë që masat administrative teknike siç është kjo gjë në raport me deklaratat politike, vijnë gjithmonë të dytat. Pjesa e deklaratës ku Macron i akuzon drejtpërdrejt presidenten dhe kryeministrin kosovar që të dalin fjale, është e rëndë, dhe sipas formulimit, janë jo kredibël, që një gjë thonë në anglisht dhe tjetër gjë bëjnë në shqip.“- u shpreh Minxhozi.

Sipas tij, Kurti dhe Osmani do të vihen përpara një zgjedhje që ose të pranojnë kursin e Perëndimit ose të vijojë të ecin vetëm. Minxhozi tha se qëndrimi i Kurtit gjatë kësaj kohe ka bërë që Kosova ta shohë vetën të izoluar jo vetëm nga vende si Kina dhe Rusia por edhe nga ata që kanë qëndruar pranë sikurse SHBA.

“Qëndrimi i Albin Kurtit ka prodhuar një Kosovë të izoluar ekonomikisht, por dhe ka humbur kredibilitet siç Macron e thotë dhe që ka prodhuar një vetëmbyllje dhe vetëizolim absurd nga ata që janë garantët e Kosovës, që janë të vetmit që mund të garantojnë ekzistencën e shtetit kosovar. Sjellja e Kurtit ka krijuar jo vetëm acarim dhe zhgënjim por një situatë absurdi ku Kosova e sheh veten jo vetëm të izoluar edhe ndaj asaj pjesë të komunitetit ndërkombëtar, me në krye SHBA-të, të cilët jo vetëm që e njohin por që edhe i kanë ofruar para, ushtarë, siguri dhe njohje graduale ndërkombëtare.” – theksoi analisti Minxhozi

TRENDING

Exit mobile version