Pinknews

Miriam Cani ndan për herë të parë portretin e plotë të djalit me fansat

Në fillim të këtij viti, këngëtarja Miriam Cani u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin bashkë me partnerin Alban Skënderaj e pagëzuan me emrin Duam.

Mirëpo, rreth një orë më parë, Miriami i ka surprizuar të gjithë. Ajo si kurrë më pare ka posruar në Instagram një video me një dedikim po aq emocionues, duke treguar se ishte i vogli ai që e frymëzoi të krijonte diçka plot dashuri si kënga “Duam”.

Ajo i ka bërë një dedikim djalit duke e personifikuar me fjalët më të ëmbëla: “Duam, si e do natyra diellin. Duam, si e duan yjet qiellin. Ti më ke frymëzuar të krijoj diçka që është e mbushur plot dashuri e mirësi. E pastër si dashuria e nënës!”, ka shkruar Miriami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version