Pinknews
“Mission Impossible”filmi që ka thyer rekorde shikueshmërie, pritet të dalë së shpejti në kinema

Ai aktualisht është në mes të xhirimit të këstit të shtatë me ekskluzivitetin e tij jashtëzakonisht të suksesshëm Mission Impossible.
Tom Cruise u pa duke xhiruar skena aksioni për filmin e parashikuar në Romë, Itali.
Ai gjithashtu ka xhiruar me një me një rresht të gjatë makinash policie, duke u siguruar që të mbante maskën e fytyrës midis të shtënave.
Tom dhe Hayley bënë një mbërritje shumë joshëse në skenë në Romë ndërsa u panë duke zbritur nga një avion privat së bashku, me aktoren që veshi një pallto të kuqe të zgjuar ndërsa shkonte poshtë shkallëve.
Ajo gjihashtu ishte pjesë e kastit të filmit.
Filmi pritet të dalë shumë shpejt në kinema.

Pinknews
Arta Nitaj merr vëmendjen e ndjekësve

Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, sigurohet të marrë vëmendje sa herë që publikon imazhe në rrjete sociale.
Zeshkania ka mahnitur me pozat e reja me bikini, ku ka vënë në fokus linjat me ngjyrën portokalli.
Nuk janë të paktat rastet kur ish-aktorja e “O sa mirë” flitet për format dhe fizikun e bujshëm
Për këto poza tërheqëse, bukuroshja mblodhi mijëra pëlqime e komente të ndryshme.
Arta këtë periudhë ka qenë diskutimi për shkak të pushimeve, pasi fillimisht ishte në Spanjë e më pas në Itali.
Sidoqoftë, Nitaj ka kohë që nuk ka qenë pjesë e ndonjë projekti televiziv.
Pinknews
Marina dhe Luana me poza atraktive nga pushimet

Ato janë dy ndër moderatoret më të suksesshme në trojet shqiptare që kanë marrë vëmendje të madhe ndër vite.
Bëhet fjalë për motrat Vjollca, Marinën dhe Luanën, të cilat tashmë kanë fituar zemrat e publikut me programet që kanë moderuar.
Në këtë kohë, bukuroshet e njohura kanë bërë një pushim dhe si destinacion kanë zgjedhur Italinë.
Në postimet e shpërndara në rrjete sociale, ato shihet se po kalojnë një periudhë të mrekullueshme ku bashkë me to është edhe partneri i Marinës, reperi Ghetto Geasy.
Të njëjtat ndodhen gjegjësisht në Sicili dhe atje kanë vizituar disa prej gjërave të famshme.
Luana prej më shumë se një viti nuk ka qenë e angazhuar me ndonjë program të ri, kurse Marina ka përfunduar sezonin e radhës të “Klanifornia”.
Luana ishte e fokusuar në projektin e ri “Thuaje”, nga i cili ka bërë rrëfime të ndryshme nga jeta personale.
Pinknews
Zbulohen artistët që do performojnë në Sunny Hill

Reperi shqiptar me famë botërore Action Bronson dhe Elgit Doda janë emrat e artistëve të radhës që do të ngjiten në skenën e Sunny Hill Festival që pritet të mbahet në Tiranë.
Pjesmarrjen e tyre e ka konfirmuar vetë Sunny Hill Festival në rrjetin social Instagram, duke publikuar emrat e tyre së bashku me foto.
Edicioni i dytë i kësaj vere i Sunny Hill Festival do të mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë shumë emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare.
Sunny Hill Festival u mbajt në Prishtinë fillimisht me atmosferë unike, me emra si J Balvin, Diplo, Skepta e vetë Dua Lipa. /Prive.al
Pinknews
Noizy i bën të ‘papriturën’ Yllit dhe Loredanës

Numërimi prapa ka nisur.
Pas një pune kolosale që u vulos me një line up fantastik të ftuarish, nesër në Tiranë mbahet “Alpha Shou” nga Noizy, një organizim ky që tutje do bëhet i përvitshëm.
Ndër dy emrat e ftuar janë Yll Limani dhe Loredana, miqtë e liderit të OTR.
Në prova, ata ditën e sotme kanë gjetur kohë edhe për TikTok.
Dyshja kanë publikuar provat e një “Tiktoku” i cili është prishur nga Noizy.
Ky I fundit, hyn në kuadër teksa buzët e Yllit lexohen duke thënë “ik bre ti”.
Momenti plot humor është bërë viral në rrjet.
Pinknews
Rita Ora bashkëpunim me këtë këngëtare shqiptare

Rita Ora këto ditë ka pushtuar titujt e mediave pasi u martua me regjisorin Taika Waititi. Por rreth kësaj teme Rita nuk është deklaruar dhe ka vendosur ta mbajë tërësisht private, përcjellë KultPlus.
Ndërsa sa i përket karrierës, Rita është duke punuar për albumin e ri, ndërsa një burim i tha tabloidit britanik The Sun, se artistja është duke punuar në studio edhe për një këngë të veçantë që do ta sjellë në bashkëpunim me artisten tjetër shqiptare, Ava Max.
“Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar në albumin e saj të tretë, me sesionin e saj të fundit të incizimit me Ava Max dhe kompozitorin Noah Cyrus”, tha burimi.
Ava Max, është këngëtare shqiptare me famë botërore, famë të cilën ja solli hiti i saj “Sweet but Psycho”.
-
Kosova22 hours ago
Rrëmbehet dhe dhunohet 18-vjeçarja në Mitrovicë
-
Pinknews23 hours ago
Noizy i bën të ‘papriturën’ Yllit dhe Loredanës
-
Aktualitet21 hours ago
800 kg kokainë, Spanja dënon bandën kriminale
-
Pinknews24 hours ago
Rita Ora bashkëpunim me këtë këngëtare shqiptare
-
Kronike21 hours ago
Aksident tragjik në Itali, vdesin 4 të rinj
-
Pinknews20 hours ago
Zbulohen artistët që do performojnë në Sunny Hill
-
Lifestyle16 hours ago
Këto janë shenjat më jetëgjata të Horoskopit
-
Pinknews15 hours ago
Arta Nitaj merr vëmendjen e ndjekësve