Aktualitet

‘Mjekët e duan trupin tim për studime, po më presin këmbën’

Bujari është i pari që merr fjalën në seancën e ndërmjetësimit të “Shihemi në Gjyq”. Më herët ai tha se është i diagnostikuar me kancer dhe nis të shpjegojë më hollësisht për sëmundjen e tij. sipas asaj që ai deklaron në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ka një formë të rrallë të kancerit për të cilën mjekët në Londër i kanë kërkuar të kryejnë studime në trupin e tij.

Bujar: Po para 12 vjetësh u diagnostikova me kancer o zonjë dhe nga ajo pamundësia meqenëse ishin 10 diagnoza nga zemra, nga kanceri, jam akoma me metastaza në trup! Kam bërë 5 kimio e pa numëruar radioterapi dhe u detyrova mbasandej më thanë doktorët në mëshirë  të Zotit, ti do ta japësh trupin që ne të studiojmë.

Çdo njeriu i dhimbset jeta, ne do t’i heqim të gjithë, por trupin  tënd do ta studiojnë shumë doktorë që do konkurrojnë këtu, të shohin se kanceri im zoti Ardit, 8 veta e kishin në Angli, më thanë specialistët, doktorët, profesorët, të gjithë në qendrën universitare të Londrës. Unë gjithmonë edhe tani, unë nxjerr gjak nga goja.

Bujari cek disi konfliktin me Bajamen, gruan e tij dhe lë të kuptohet se bëhet fjalë për një shtëpi dhe thotë se ky problem i ka shkaktuar stres shumë të madh.

Bujar: Më beso nuk fle, valiumi nuk më jep. Bëj morfinë more morfinë! Unë marr 60 njësi në ditë insulinë. Doktorët mendojnë tani do të të presim këmbën. Gjaku yt është regjur, gjaku im është regjur, gjaku im mori fund! Do duroj dhe këtë, nuk kam mundësi ta duroj më këtë! Kjo duhet të ikë!

TRENDING

Exit mobile version