IZRAEL-Studiuesit në spitalin Ichilov të Tel Avivit në Izrael, kanë njoftuar se rezultate e parë të një kure kundër Covid-19 kanë rezultuar pozitive.
Sipas mediave të huaja, profesori Nadir Arber nga Qendra e Integruar e Parandalimit të Kancerit në spital testoi një ilaç që ai ka zhvilluar tek pacientët në gjendje stabl dhe të rëndë që vuajnë nga virusi me një rezultat pozitiv prej 95%. Arber ka thënë se ilaçi, i quajtur EXO-CD24, është i lirë dhe efektiv dhe duhet të jepet një herë në ditë për pesë ditë.