Aktualitet

Mjeku me 1 milion euro pasuri: Po më persekutojnë pse fola i pari kundër pandemisë

Pasi SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjyq mjekun kardio-kirurg Edvin Prifti, ky i fundit ka reaguar publikisht.

Në një deklaratë të gjatë, ai flet për persekutim të pafajshëm dhe mungesë drejtësie.

Prifti u shpreh se SPAK në asnjë rast nuk provoi që ai abuzoi me fondet publike, tenderat etj.

Prifti shprehet se këto akuza arbitrare janë në “vazhdën e persekutimit të porositur me synim final dënimin e tij të padrejtë dhe mbajtjen e fondeve të ligjshme të sekuestruara”.

Reagimi i Priftit

Të nderuar miq,

Pas mëse 4 vjet hetimesh/përgjimesh nga SPAK dhe 3 vjet pas burgosjes sime, ky institucion më së fundmi ka ngritur 4 akuza njëra më e rëndë se tjetra ndaj meje, duke më përndjekur më egër nga të gjithë ndër vite. Gjithësesi në asnjë rast nuk provuan që unë kam abuzuar me fondet publike, tendera dhe të tjera që është edhe detyra e tyre. Këto akuza arbitrare janë në vazhdën e persekutimit të porositur me synim final dënimin tim të padrejtë dhe mbajtjen e fondeve të ligjshme të sekuestruara. Sqaroj se:

Sigurisht që cdo njeri do të kuptonte se të më akuzosh mua për pastrim parash kur skam bërë asnjë investim është një makinacion i ulët. Pra akuzohem për pastrim parash po ndërkohë ku i kam pastruar kur skam asnjë pasuri të paluajtshme, aksione apo biznese përvec një apartamenti sikurse e konfirmon edhe Spak. Auditimi financiar (një ekspertizë kontabël) nga Auditues Ligjor i licensuar nga shteti Shqiptar, një dosje prej mëse 650 faqesh i dorëzuar fillimisht në gjykatë dhe më pas në Spak në dhjetor 2021 dhe ku justifikohej e tërë shuma që Spak ngre dyshime, jo vetëm që nuk është studjuar apo rivlerësuar por cuditërisht “nuk gjendet më” në Spak pra me një fjalë ka “flutuar”. Në asnjë rast Spak nuk vërteton se nga cili “aktivitet i dyshuar” vjnë këto fonde detyrë e padiskutueshme e tyre dhe nuk mjafton kjo, por mesazhe në telefon dhe dokumente në excel në kompjuterin tim ku vërtetohet pagesa cash nga spitale private, këto as merren në konsideratë fare. Kjo ka vetëm një emër akuzë e pavërtetë dhe vjedhje në emër të shtetit!

⁠Në lidhje me 7 raste korrupsioni qesharakja kthehet në absurd. unë kam operuar mëse 7300 shqiptare nga zemra dhe kam vizituar me dhjetra mijera te tjere. Spak ka 4 vjet pergjime te miat dhe nuk evidenton asnje rast te tille, gjithshka cfare sipas kesaj organizate quhet “prova” jane mesazhe, deklarata apo thenie midis njerezve te tjere qe shpesh here jane fare te panjohur per mua. Nuk ka asnje filmim, pergjim ambiental apo evidence pervec se cfare i ka thene njeri dikujt tjeter. o tempo o mores! Korrupsioni ka dy ane por ne rastin tim nuk ka asnje te akuzuar per korrupsion aktiv.

Pra secili prej ketyre 7 rasteve ku ne 4 prej tyre fatkeqesisht ka ndodhur vdekja e pacientit dhe eshte e kuptueshme qe dhimbja kthehet ne hakmarrje dhe me pas ne manipulim, asnje prej tyre nuk eshte i akuzuar per korrupsion aktiv. I vetmi mesazh i imi (dhe jo i te treteve) ne nje nga rastet eshte ai ku them qe pacientja duhet te vije ne qsut se ska pse paguan, ky mesazh nuk ndodhet sot e kesaj dite ne dosjen e spak. E gjithe akuza bazohet ne trillime dhe bisesa midis te dyteve dhe te treteve.

Mme akuzojne per fatura fiktive?! Po asnje s’po kupton c’lidhje kane faturat me justifikimin dhe qarkullimin e te ardhurave, fjale qe perdoren ne deklarate per te krijuar disinformim, pra une per te justifikuar te ardhurat e mia marr fatura nga te there? Dhe ne cdo rast cdo kompani ka bere deklaraten perkatese sipas te vertetes qe ketu ska asnje fiktivitet.
⁠Akuza per vjedhje. Ketu inkuizicioni takon fundin. Cdo element ne lidhje me kete projekt ka fatura dhe justifikime. i vetmi element eshte qe ky projekt duhet te fillonte ne mars 2020 dhe u bllokua pjeserisht per shkak te pandemise COVID19 dhe mbylljes se universitetit.

Ne konkluzion te nderuar miq. i gjithe objektivi i cpo ndodh eshte denimi perfundimtar ne furren e druve te Torquemades se Inkuizicionit. Kulmi arriti javen e kaluar kur na u konfirmua qe dosja e auditimit dhe ekspertizes kontabel nuk gjendej me ne Spak, edhe pse gjykata kishte urdheruar qe ne nentor 2021 administrimin e saj nga Spak! Me kujtohet ceshtja e Enzo Tortora ne Itali ku u fol per here te pare per “orrore giudiciale” ose “Tmerri i gjykimit” apo per “prosecutor misconduct” dhe “supression of evidence” ne USA per rastet e ceshtjeve te sajuara ne te cilat prokuroret fshehin provat! Mbase nuk kane faj se ky mund te kete qene pjese e trejnimit ne Spak!

Me kujtohet nje meme nga Lufta e dyte boterore kur nje oficer SS duke ecur ne nje rrugice e cila kishte tela me gjemba ne te dyja anet dhe pertej telave ishin njerezit qe coheshin ne turren e druve, perballe kishte nje tabele e cila shkruante: EDHE PSE SBENI POLITIKE, ESHTE POLITIKA QE KA NEVOJE PER JU! Pra ishte politika qe kishte nevoje per krematoriumet dhe holokaustin. Une fola i pari per pandemine dhe po marr shperblimin, por edhe nese nje jete eshte shpetuar nga kontributi im i vogel, do te isha i lumtur! Pertej cdo gjeje kjo eshte detyra ime! Une bera per vendin dhe popullin tim aq sa munda! Te pakten shqiptaret nuk marrin me rrugen per tu operuar ne Stamboll apo gjetiu por e bejne ne vendin e tyre. Gjykimin jua le juve!

TRENDING

Exit mobile version