Lifestyle

Modelja që theu barrierat/ “Plus-size” dhe e mbuluar me shami!

Po thyen barrierat në industrinë e modës modelja muslimane, me ngjyrë dhe “plus-size” pasi u zgjodh nga marka PrettyLittleThing për të prezantuar linjën e re të veshjeve.

E reja njoftoi punën e saj me markën përmes Twitter-it, ku ka grumbulluar më shumë se 500,000 pëlqime dhe 60,000 retweets.

“Puna e 22-vjeçares, Billy Marsal me PrettyLittleThing shënon herën e parë që marka paraqet një modele të veshur me hixhab ose shami”, konfirmoi kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

PrettyLittleThing, tha se synon të “frymëzojë besim” tek klientët me një mesazh të barazisë dhe pozitivitetit për trupin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version