Pinknews

Modelja shfaqet sensuale në videon nga Buenos Aires

Wanda Nara më sensuale dhe magjepsëse se kurrë. Modelja argjentinase, bashkëshortja dhe agjentja e ish-sulmuesit të Interit, Mauro Icardi, ka postuar një video të shkurtër në Instagram, në të cilën duket mjaft seksi.

“Kthim në Buenos Aires”- shkruan bukuroshja në përshkrimin e publikimit. Mbi 116 mijë persona kanë pëlqyer videon, ndërsa të shumta kanë qenë komentet. “Sa e bukur”, “mbretëreshë”, apo edhe “zjarr” ishin vetëm disa prej reagimeve.

Ky vit nuk ka qenë aq i mirë për Wanda Naran, pasi në gjashtë muajt e parë është përfolur shumë për një ndarje me partnerin Mauro Icardi. Gjithsesi, më e keqja ka kaluar dhe ajo po kalon disa ditë në Argjentinë.

TRENDING

Exit mobile version