Pinknews

Moderatorja ironizon personazhet e BBV2

Moderatorja Fjoralba Ponari ka shpërthyer në një postim në rrjetet sociale pas episodit të mbrëmjes së kaluar të “Big Brother VIP 2”, ku u fol për bullizmin dhe shëndetin mendor.

E revoltuar, Ponari shkruan se personazheve që janë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”, dikush duhet t’u shpjegojë diferencën e termave “VIP” dhe “artist”.

Gjithashtu nënkupton se kanë nevojë për shpjegim edhe për sa i përket bullizmit, homofobisë, shëndetit mendor dhe kërkon që të mos cenohen të drejtat minimale njerëzore.

“A mundet dikush t’i informojë banorët mbi diferencën e termave ‘VIP’ dhe ‘Artist’? Ju lutem. Por pasi t’i kenë shpjeguar homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin dhe minimalisht moscënimin e të drejtave bazike njerëzore!”, shkruan Ponari.  

Ky reagim vjen pasi i diskutua mbi debatet e ashpra që kanë ndodhur ditët e para në “Big Brother” dhe daljes së gazetares Zhaklina Gjolla, e cila u shpreh se brenda shtëpisë po jetonte një situatë shumë të rënduar psikologjike.

TRENDING

Exit mobile version