Pinknews

Moderatorja shqiptare: Nuk jetohet me vjehrrën dhe vjehrrin, unë dua të rri lakuriq në shtëpi

Prezantuesja e njohur Aulona Musta ndan shpesh detaje nga jeta e saj me ndjekësit në Instagram. Ditën e djeshme, ajo ka folur ndër të tjera se përse ka vendosur të mos jetojë me vjehrrin dhe vjehrrën.

A do të jetoje me vjehrrën dhe vhejrrin”, është pyetur ajo?

“Jo. Njësoj siç nuk do të jetoja dot as me prindërit e mi.

Unë dua të rri lakuriq në shtëpi.

Të zihem e të pajtohem me burrin pa i dhënë llogari njeriu dhe pa shqetësuar njeri.

Dua të vendos vetë për fëmijën tim, çfarë do gatuaj për drekë, kur do e pashtroj shtëpinë etj, etj.

Unë kam vjehrrin dhe vjehrrën më të mrekullueshëm në botë, por gjëja më e mirë për çdo çift është të jetojnë vetëm”, iu përgjigj ajo.

Moderatorja është bërë shpesh qendra e kritikave, pasi sipas ndjekësve të saj, Aulona ekspozon trupin e saj më shumë seç duhet.

TRENDING

Exit mobile version