Kronike

“Mollë sherri” prona/ Dhunuan fqinjin, pranga 38-vjeçari, procedohet vëllai i tij

Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti, për motive pronësie, mes 3 shtetasve.

Dhunuan për motive pronësie, fqinjin e tyre, vihet në pranga një 38-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe sasi municioni luftarak, të gjetura në banesën e 38-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se dy vëllezër kishin dhunuar fqinjin e tyre, për motive pronësie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.

Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. N., 38 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. N., 33 vjeç, të dy banues në Pezë Helmës.

 

 

Kta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, fqinjin e tyre, shtetasin J. C.

Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik dhe sasi municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

TRENDING

Exit mobile version