Aktualitet

Momente paniku në Durrës, gruaja tenton t’i vërë flakën vetes në shesh

Një grua rreth të 60-ve ka tentuar të bëjë një akt vetëflijues në qendër të qytetit të Durrësit. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në sheshin ”Liria” para bashkisë së Durrësit.

Gruaja ka pasur një bidon me lëndë ndezëse, të llojit benzinë dhe ka kanosur se do t’i vinte zjarrin vetes. Ndërhyrja e forcave policore ka parandaluar aktin ekstrem, ndërsa është shoqëruar më pas në komisariatin e policisë Durrës.

Për këtë ngjarje nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e Policisë, ndërkohë që mbeten mister arsyet që kanë shtyrë të moshuarën drejt këtij akti të rëndë.

gsh/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version