Momenti i Dybalas, midis finales dhe Kupës së Amerikës. E ardhmja mbetet e pasigurt

Katër muaj më parë, kur Juventusi fitoi trofeun e Superkupës në Reggio Emilia (dhe të vetëm deri më tani), Paulo Dybala u bashkua me shokët e tij të skuadrës duke çaluar vetëm për pasarelën e fundit, i detyruar nga dëmtimi i gjurit. Të mërkurën në mbrëmje, argjnetinasi dëshiron të jetë kundër Atalantas, për të rimarrë të paktën një pjesë të qetësisë të një sezoni të pafat, midis infeksioneve, problemeve fizike.

Stoli kundër Interit nuk ishte një surprizë: Paulo e dinte që në mëngjesin e ndeshjes se ai nuk do të luante. Andrea Pirlo preferoi ta ruante atë për finalen në “Mapei”, pasi ai kishte luajtur para tre ditësh ndaj Sassuolos. Në Reggio Emilia, Dybala shënoi golin e 100-të për bardhezinjtë, një gol për të cilin ai është shumë krenar.

E ardhmja e Dybalas është në prapavijë, midis Kupës së Amerikës dhe rinovimit të kontratës: sulmuesi nuk është thirrur nga Scaloni për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të “Katar 2022” kundër Kilit dhe Kolumbisë, më 4 dhe 8 qershor. Por ai është në listën ekstra të madhe (me 50 lojtarë) për Kupën e Amerikës, e cila do të luhet nga 13 qershor deri më 10 korrik.

Dybala ka shumë të ngjarë të largohet nga Torino në fund të sezonit, pa qenë i sigurt për vitin e ardhshëm. Rinovimi i kontratës është ende në gatishmëri dhe Juventus nuk duket i gatshëm ta rifillojë temën para fundit të qershorit. Pa rinovim dhe me perspektivën joshëse për t’u larguar falas në qershor 2022, argjnrtinasi Paulo Dybala rrezikon të jetë përsëri telenovela verore.

Dybala shënoi golin e 100-të për bardhezinjtë, një gol për të cilin ai është shumë krenar.

E ardhmja e Dybalas është në prapavijë, midis Kupës së Amerikës dhe rinovimit të kontratës: sulmuesi nuk është thirrur nga Scaloni për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të “Katar 2022” kundër Kilit dhe Kolumbisë, më 4 dhe 8 qershor. Por ai është në listën ekstra të madhe (me 50 lojtarë) për Kupën e Amerikës, e cila do të luhet nga 13 qershor deri më 10 korrik.

Dybala ka shumë të ngjarë të largohet nga Torino në fund të sezonit, pa qenë i sigurt për vitin e ardhshëm. Rinovimi i kontratës është ende në gatishmëri dhe Juventus nuk duket i gatshëm ta rifillojë temën para fundit të qershorit. Pa rinovim dhe me perspektivën joshëse për t’u larguar falas në qershor 2022, argjnrtinasi Paulo Dybala rrezikon të jetë përsëri telenovela verore.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin