Rajon

Momenti kur lirohet shqiptari që vrau kunatin, vajzat shpërthejnë në lot

Kanë dalë pamjet e para nga salla e gjyqit në Greqi, ku 50-vjeçari shqiptar që vrau kunatin pasi mësoi se ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën 18-vjeçare për 9 vite me radhë, është liruar nga burgu dhe është lënë në “arrest shtëpie”.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, 50-vjeçari është lënë përkohësisht në ‘arrest shtëpie’, në shtëpinë e vajzës së tij, derisa këshilli gjyqësor të vendosë për të pas pesë ditësh.

50-vjeçari akuzohet për ‘vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore’, ‘përdorim të armës’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.
Vajzat e tij u përlotën sapo u shpall vendimi

Vajzat e 50-vjeçarit shpërthyen në lot kënaqësie dhe gëzimi pas vendimit për ta liruar me kushtin e vetëm kufizues, qëndrimin në shtëpi. Burri dhe avokatët e tij dolën para prokurorit për rreth dy orë.

Alexis Kougias , njëri nga dy avokatët e të pandehurit, në deklaratat e tij më herët dhe para se babai i 18-vjeçares të lirohej, kishte deklaruar se 50-vjeçari nuk është kriminel dhe duke

Kujtojmë se kunati 33-vjeçar që mbeti i vdekur pas sulmit me armë të 50-vjeçarit, përveçse e kishte përdhunuar 18-vjeçaren, e shantazhonte vazhdimisht me videot intime, në mënyrë që të përfitonte para nga ajo.

TRENDING

Exit mobile version