17/06/2021 , 2:04

Monika Kryemadhi e pranon: Gabuam kur dogjëm mandatet!

Kryetarja e LSI në një konferencë për shtyp , pas humbjes së thellë të LSI në 25 prill, nga ku arritën të marrin vetëm 4 mandate , foli për një proces të manipuluar.

Në deklaratën e saj ajo pranoi se ishte një gabim djegia e mandatave ndërsa tha se LSI do të ringrihet nga hiri.

Kryemadhi: Patëm një strategji të gabuar që nga djegja e mandateve. Nuk do të tërhiqemi por do të vazhdojmë . LSI nuk do të jetë vetëm në parlament por dhe në shesh dhe do vijojmë me denoncime.

Që sot për të çuar në fund betejën e procesit zgjedhor, në Durrës ku Rama merr mandatin e Elona Gurit me 139 vota, në Berat, Korcë , Durrës kudo, tradhtia me e madhe vjen nga këto qarqe.

Për 140 vota na hiqet ne dhe i jepet Ramës, 150 vota Braimllarit i jepet Peleshit, Ardit Cela dhe Bledi, tradhtia më e madhe ne 3 mandate.
Ky proces i manipuluar që nga ndryshimet e njëanshme kushtetuese, në intimidimin e prokurorisë, mjafton të shihni montimet në zëra dhe biseda , shihni administratën publike, drejtorët, patronazhistët, procesi manipulim i tëri. Nga hiri do ringrihemi dhe ecim më tej.
Beteja jonë nuk është një për një karrige ministri po për ju të rinjtë që të rrini këtu.

Zhgënjimin e kam pas të madh në nr, por jam e vendosur që ky sistem i doli boja, shihni që LSI me 107 mijë vota merr 4 mandate dhe një parti tjetër me 35 mijë të tilla merr 3 mandate, sistem mafioz i tjetërsimit të vullnetit.

Beteja vazhdon nuk ndalemi. Bujrum kushdo të vijë me ne . Sot kemi nevojë të shkojmë te komisionerët tanë tu japim zemër.
Do nxjerrim fakte se si makina me xhama të errëta lëvizën dhe shpërndanë paratë e krimit nga Londra , Berlini, Venezula, helm për shqiptarët.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin