Mori 10 plumba në bark! Si u vra Everest Çaka pasi mori gruan nga puna… dy persona me të zeza u prenë rrugën…në pyetje 25 persona (Vrasja e të vëllait dhe hakmarrja me “Nel Çamin”)

ELBASAN– Everest Çaka alias Ibrahim Çaka një person me precedent kriminalë është ekzekutuar me dhjetë plumba. Një ditë pas atentatit të ndodhur në lagjen “Skënderbej”, Dosja.al ka mësuar se në drejtim të mjetit “Opel”, brenda të cilit ndodhej Çaka me bashkëshorten e tij Silvana, të cilën sapo e kishte marrë nga puna dhe ishin nisur për tek prindërit, kanë qëlluar dy persona me breshëri plumbash. Ata kanë lëshuar 15 plumba dhe dhjetë prej tyre kanë përfunduar në zonën e barkut të Çakës. Ekspertiza ka treguar se Çaka është qëlluar nga një distancë e afërt.

Bashkëshortja e shënjestrës mori vetëm një plumb në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo pritet të merret në pyetje për të zbardhur detaje për identifikimin e autorëve. Megjithatë, paraprakisht është raportuar se autorët ishin të veshur e të maskuar me ë zeza.  Nga ana tjetër, nën cilësinë e personave në dijeni të ndodnjë konflikti të Çakës apo dëshmitarë të krimit, 25 të tjerë janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje. Nga dëshmia e tyre pritet të dalin edhe detaje të tjera nga organizimi i vrasjes, që deri më tani dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Eleminimi i viktimës është bërë në mënyrë profesioniste, të paktën kjo është ajo që hetuesit kanë mundur të nxjerrin në dritë deri më tani. Pengesë në hetime është mungesa e filmimit qartë të kamerave të sigurisë, pasi në zonën ku ndodhi ekzekutimi, ndriçimi ishte i ulët. Një tjetër dëshmi kryesore që mund të zbardhë ngjarjen është ajo e një banori të lagjes “Skënderbej” që ndodhej rastësisht aty pranë në makinën e tij duke pritur për të shoqëruar të ëmën e tij për ta shoqëruar në banesë.

Dosja.al ka siguruar edhe pamjet e makinës ”Mercedes Benz” që u përdor nga autorët të cilët ekzekutuan Everest Çakën një ditë më parë në Elbasan. Mjeti u gjet i djegur mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:00 në fshatin Kryemëdhenj të Golemit. Makina ishte pa targa dhe u gjet në flakë, të cilat u shuan më vonë në mënyrë që të mund të ruhej ndonjë gjurmë e autorëve. Mjeti është sekuestruar dhe për momentin ndodhet në duart e ekspertëve të kriminalistikës.

Kush ishte Everest Çaka?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Everest Çaka 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Në vitin 2007, viktimës iu ekzekutua vëllai, brenda një disco-je në Barcelonë. Çaka, bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, Çaka akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë. Çaka është edhe djali i tezes së Ardit alias Arjan Spahiu, i cili është ekzekutuar në Belgjikë. Ky i fundit është kunati i Erion Alibejt, i cili është i arrestuar tashmë si porositës i disa atentateve që kanë tronditur Elbasanin.

Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë, por kjo nuk është e vetmja ngjarje në të cilën dyshohet se ka gisht personi që u vra një ditë më parë në dy të gruas së tij. Pas vrasjes së të vëllait, i cili njihej me nofkën “Noçe”, Everest Çaka dyshonte se ishte autor “Nel Çami”. Kështu mendohet se Çaka të ketë nisur hakmarrjen…

Si kundërpërgjigje të vrasjes së Noçes, u plagos me armë zjarri Bujar Mahmuti, vëllai i “Nel Çamit”. Pasi Bujar Mahmuti nuk vdiq, plumbat nuk u ndalën.  Në mars të vitit 2011, tre burrat e familjes Mahmuti, banues në qytetin e Elbasanit, mbyllën sytë në të njëjtin çast. Të dy kanë qenë duke fjetur përmbys kur autori me një armë pistoletë, e cila dyshohet të ketë qenë me silenciator, i ka qëlluar me nga një plumb pas koke, duke i lënë të vdekur në çast.

Edhe pse me silenciator, zhurma e armës, ka bërë që djali tjetër i familjes. Pëllumb Mahmutaj, 42 vjeç në atë kohë, të zgjohej. Ai ka dalë nga dhoma, po është përballur me vrasësin, i cili me dy plumba e la të vdekur. Më pas, autori i krimit, u fut në dhomën tjetër të gjumit, ku ishte bashkëjetuesja e Pëllumb Mahmutajt, Myzeje Qosja. Edhe këtë të fundit, vrasësi e qëlloi me dy plumba, por arriti të mbijetonte. Gruaja, dëshmitarja e vetme, si në rastin e Çakës, ka arritur të përmendet dhe të telefonojë njerëzit e saj. “Hajdeni se na vranë të gjithëve”, ka dhënë ajo alarmin. Për këtë ngjarje është vënë në pranga edhe Olsi Leku, ndërsa roli i Çakës nuk dihet ende me saktësi.

Iu kundërpërgjigjën me të njëjtën monedhë? Lidhja e vrasjes së Everest Çakës me mënyrën e ekzekutimit të familjes së Nel Çamit, në të dyja rastet dëshmoi një grua. Pikëpyetjet për bashkëpunimin me Olsi Lekun në krimin e trefishtë

Everest Çaka alias Ibrahim Caka u vra në sy të bashkëshortes së tij, Silvana, e cila shpëtoi me një plumb në dorë, por skena që ka parë me sytë e saj do t’i mbetet gjithë jetën e fotografuar në tru. Viktima, 12 vite më parë ka qenë i arrestuar nga policia e Elbasanit për ekzekutimin e Gëzim Alikajt te Ura e Zaranikës në Elbasan. Në vitin 2007, viktimës iu ekzekutua vëllai, brenda një disco-je në Barcelonë.

Çaka, bashkë me Elton Hykën dhe Ardit Spahiun, akuzohej për ekzekutimin e shoferit, pasi vëllai i të ndjerit kishte qëlluar për vdekje vëllanë e Çakës në vitin 2007, brenda një disco-je në Barcelonë. Megjithatë akuzat nuk u provuan kurrë dhe Çaka u la i lirë, por kjo nuk është e vetmja ngjarje në të cilën dyshohet se ka gisht personi që u vra një ditë më parë në dy të gruas së tij.

Pas vrasjes së të vëllait, i cili njihej me nofkën “Noçe”, Everest Çaka dyshonte se ishte autor “Nel Çami”. Kështu mendohet se Çaka të ketë nisur hakmarrjen…

Si kundërpërgjigje të vrasjes së Noçes, u plagos me armë zjarri Bujar Mahmuti, vëllai i “Nel Çamit”. Pasi Bujar Mahmuti nuk vdiq, plumbat nuk u ndalën.  Në mars të vitit 2011, tre burrat e familjes Mahmuti, banues në qytetin e Elbasanit, mbyllën sytë në të njëjtin çast. Pak para se të shkonte ora 06;00 e mëngjesit, autori i krimit u fut fillimisht në dhomën e gjumit ku po flinte kryefamiljari Emin Mahmuti, 62 vjeç, me të birin, Xhelalin, 36 vjeç. Të dy kanë qenë duke fjetur përmbys kur autori me një armë pistoletë, e cila dyshohet të ketë qenë me silenciator, i ka qëlluar me nga një plumb pas koke, duke i lënë të vdekur në çast.

Edhe pse me silenciator, zhurma e armës, ka bërë që djali tjetër i familjes. Pëllumb Mahmutaj, 42 vjeç në atë kohë, të zgjohej. Ai ka dalë nga dhoma, po është përballur me vrasësin, i cili me dy plumba e la të vdekur. Më pas, autori i krimit, u fut në dhomën tjetër të gjumit, ku ishte bashkëjetuesja e Pëllumb Mahmutajt, Myzeje Qosja. Edhe këtë të fundit, vrasësi e qëlloi me dy plumba, por arriti të mbijetonte. Gruaja, dëshmitarja e vetme, si në rastin e Çakës, ka arritur të përmendet dhe të telefonojë njerëzit e saj. “Hajdeni se na vranë të gjithëve”, ka dhënë ajo alarmin.

Për këtë ngjarje është vënë në pranga Olsi Leku. Leku, i njohur me katër emra si: Jorgo Leku, Olsi Leku, Giorgo Lekou, Jorgo Lekou u vu në pranga në Athinë, pasi akuzohet se është autori i vrasjes së Gentian Beqirit dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Një gjurmë e lënë në dorezën e derës së dhomës së gjumit të familjes Mahmuti bëri që Leku t’i nënshtrohej edhe njëherë ekspertizës për të zbuluar nëse ka lidhje me këtë krim të rëndë apo jo. Ndërsa roli Çakës ende nuk dihet me saktësi, por një gjë është e sigurtë, hakmarrja mes tij dhe “Nel Çamit”, ekzistonte. Në një postim në Facebook, gazetari investigative Elton Qyno e cilësonte Everest Çakën si kundërshtar të Nel Çamit. Ky i fundit është vrarë gjithashtu në Spanjë.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin