Mori 6 plumba dhe u shtri në këmbët e së motrës! NTV TELEVIZION SIGURON PAMJET nga ekzekutimi i biznesmenit Niko Goro në Himarë (FOTO)

HIMARË– Pamjet nga momenti i ekzekutimit të biznesmenit Niko Goro në Himarë, janë publikuar pasi kanë kaluar 8 muaj nga ngjarja e rëndë.

Siç duket në fotot e siguruara nga NTV TELEVIZION,ekzekutori shfaqet teksa qëllon mbi Niko Goron në sy të motrës së viktimës. Në atë moment, shënjestra ishte duke hyrë në ambientet e një supermarket që menaxhohej nga motra e tij, Eftinia. Goro qëllohet me 6 plumba dhe shtrihet në këmbët e së motrës, ndërsa kjo e fundit mori një plumb në këmbë. Në pamjet filmike, Kliti Leka, shfaqet me një kapele në kokë dhe syze në fytyrë, ndërkohë veshur mban një pluzë të zezë, ndërsa në duar armën e krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e datës 17 tetor të vitit të kaluar në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille në Himarë, teksa biznesmeni Niko Goro doli nga marketi i motrës së tij. Autori i ngjarjes është 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga furgon ku ishin 3 persona të tjerë, iu afrua biznesmenit dhe qëlloi  me 6 plumba në drejtim të tij. Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç. Autori u arrestua një orë më vonë nga policia. Uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov, si dhe makinën që autori përdori gjatë atentatit.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin