Politike

“Mos pranoni asnjë ndërhyrje”, Balla porosi Policisë së Fierit: Zbardhni ngjarjet e rënda kriminale

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndaloi sot në Fier, ku ka zhvilluar një takim me drejtues të lartë të Policisë. Ai ka analizuar ecurinë e policisë gjatë vitit të shkuar si dhe për të diskutuar planet e ardhshme. Gjithashtu Balla i ka kërkuar drejtuesve të policisë së Fierit të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre.

“Fieri ka pasur nevojë gjithmonë për një rritje të forcës goditëse të policisë së shtetit ndaj krimeve të natyrës ekonomike duke shtuar edhe fenomene si zhvillimi i paligjshëm i lojërave të fatit, apo trafiqeve të ndryshme.

Ndër të tjera ai shprehet se procesi i vetëpastrimit të policisë së shtetit vazhdon të intesifikohet duke bërë ndryshime të nevojshme për përmirësimin e aktivitetit të policisë së shtetit.

 

 

Ministri Taulant Balla i ka kërkuar drejtuesve të policisë së Fierit të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre.
‘Me thoni një rast kur unë qoftë më parë, qoftë si ministër t’ju kem marrë një herë në telefon. Urdhrat dhe porosite i merrni nga eproret dhe nga ligji,-tha Balla.

Sipas Ballës, zbardhja e ngjarjeve te renda kriminale janë një test për të fituar besimin ndaj publikut, duke theksuar se këto ngjarje do të jenë në fokus të punës së policisë e duke ngritur grupe pune të përbashkëta për zbardhjen e tyre. Balla ka përmendur rastin e deputetit Xhindi dhe disa ngjarjeve të tjera të rënda që kanë pasuar në dy tre vitet e fundit.

Për sa i përket narkotikeve ministri i Brendshëm theksoi se kjo është një beteje e vazhdueshme deri në arritjen dhe ndalimin e kokave të rëndësishme të këtij trafiku.

TRENDING

Exit mobile version