Kosova

Mosbindja e Kurtit anulon konferencën e donatorëve

Nuk do të ketë asgjë, për momentin, lidhur me konferencën e donatorëve për Kosovën dhe Serbinë, e cila ishte planifikuar në marrëveshjet ndërmjet liderëve të dy shteteve në Bruksel dhe Ohër, mëson Radio Evropa e Lirë nga një burim në Bruksel.

Teksti i marrëveshjes parashikonte organizimin e konferencës së donatorëve, 150 ditë pas arritjes së marrëveshjes, me qëllim krijimin e një pakoje financiare për Serbinë dhe Kosovën, por pagesa do të bëhej vetëm pasi të konstatohej se të gjitha pikat e marrëveshjes janë zbatuar.

Meqenëse asnjëra palë nuk ka zbatuar asnjërën nga pikat, për momentin nuk ka disponim për mbajtjen e konferencës së donatorëve

Me këtë rast, përfaqësuesit e disa shteteve anëtare të BE-së theksuan se përgjegjësia, për heqjen nga agjenda të planeve për konferencë të donatorëve, është e të dyja palëve, sepse as Kosova e as Serbia nuk kanë filluar zbatimin e marrëveshjeve nga Ohri dhe Brukseli

Kur bëhet fjalë vetëm për Kosovën, shtetet e BE-së paralajmëruan masa “simbolike” kundër Prishtinës, pasi të dërguarit e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, në raportin që parashtruan, i vlerësuan si “të vështira” bisedimet me kryeministrin e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

TRENDING

Exit mobile version