Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin

Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira dhe reshje shiu. Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që reshjet të shtohen në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare me shpejtësi 5km/h, nga verilindja –veriperëndimi duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

TRENDING

Exit mobile version