Aktualitet

Moti bën kthesën e fortë, rikthehen temperaturat e nxehta

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Orët me diell dhe temperatura jo tepër të larta si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës, do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të kohës. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime.

Përgjatë relieveve kodrinore- malore, hera-herës do të ketë prezente reshje shiu të dobta dhe të izoluara. Valëzimi në dete në pjesën më të madhe të ditëve do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat do të arrijnë në vlerat maksimale ditën e premte kryesisht në zonat e ulta si Elbasani dhe Tirana me 37°C, Berati me 38°C, Gjirokastra 39°C.

TRENDING

Exit mobile version