Politike

Moti i keq/ Alibeaj thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në 3 qarqet që u prekën nga përmbytjet.

“Duke parë zhvillimet e këtyre ditëve një pjesë e deputetëve tanë të PD-së, kanë iniciuar një kërkesë drejtuar kryeministrit me të cilën kërkohet shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këto 3 qarqe. Situata e 3 ditëve të fundit ka shkaktuar problematika në 3 qarqet, Shkodër, Durrës dhe Lezhë. Ka dëmtuar të mbjella, pasuri natyrore por dhe humbje të jetëve. Nisur nga kjo kemi kërkuar me anë të kësaj kërkesë, për tu përmbushur kriteret ligjore për shpalljen e emergjencës. Kjo është një kërkesë juridike jo politike. Kërkesa jonë i drejtohet kryeministrit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, është një kërkesë e bazuar në kushtetutë, legjislacion për një arsye të thjeshtë. E kuptoj që sa herë ka të tilla ngjarje politika vrapon tek to. Duam të kalojmë nga një situatë e debatit politik te një nivel i situatës ligjore. Presim që një orë e më parë qeveria të mblidhet dhe të shqyrtojë këtë kërkesë.”- tha Alibeaj ndër të tjera.

Nevoja për të deklaruar gjendje të jashtëzakonshme mund të lindë nga situata nga më të ndryshmet prej veprimit të armatosur kundër shtetit nga elemente të brendshme ose të jashtme, një fatkeqësie natyrore, një trazirë civile, një epidemie, një krize financiare apo ekonomike ose një greve të përgjithshme.

TRENDING

Exit mobile version