Lifestyle

Moti i keq po afrohet, paralajmërohet stuhi dhe acar në shtetin fqinj

Në Greqi pritet që nesër të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave, që do të shoqërohen me stuhi.

Mbrëmja parashikohet që të jetë acar. Temperaturat parashikohen nga 0 në 6 gradë në pjesën veriore, në Thesali nga 5 në 14, në pjesën tjetër nga 9 në 19 gradë, në Ishujt Jon nga 13 në 18 dhe në pjesët ishullore të Egjeut nga 11 në 18 gradë, ndërsa në Kretë maksimumi do të arrijë 20-21 gradë Celsius.

Institucionet e emergjencave civile në Greqi janë vendosur në gatishmëri të plotë pas parashikimit për atë që pritet që të ndodhë duke nisur nga paraditja e nesërme në vendin fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version