Aktualitet

Moti i keq, priten furtuna/ Apeli i Bashkisë së Vlorës: Shmangni lëvizjet e panevojshme

VLORË– Qytetarët e Vlorës janë paralajmëruar se moti do të përkeqësohet në orët në vijim. Bashkia e qytetit bregdetar, ka bërë një apel kundrejt qytetarëve që të kenë kujdes pasi në orët në vijim do të ketë stuhi të forta. Qytetarëve iu është kërkuar që të shmangin lëvizjet e panevojshme me mjete në akset problematike.

NJOFTIMI I BASHKISË:

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook”. Kujdesuni për vehten dhe familjet tuaja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version