Aktualitet

Moti i keq/ Reshje dëbore, bllokohet aksi i rrugës së Arbrit

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur reshje të dendura dëbore në zonat malore të Dibrës dhe për pasojë ka një bllokim të aksit të rrugës së Arbrit , bypass- Qaf Murrizë.

Njoftimi i plotë:

Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut  Dibrër kanë rënë  reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është  bllokuar dhe subjekti konttaktor për mirëmbajtjen e  rrugës po punojnë për pastrimin dhe hapjen e saj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bypass- Qafë Murrizë,   të ndjekin aksin  rrugor Klos-Burrel-Ulëz.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit,  të shmangin lëvizjet e panevojshme, të moderojnë shpejtësinë dhe të mos bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë. Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

Lajm në përditësim…

 

TRENDING

Exit mobile version