Kronike

Motori përfundon në kanal, lëndohen burrë e grua

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Maliq. Mësohet se një motor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga përplasja ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shkaku i aksidentit, ende nuk dihet.

Njoftimi i Policis

 

Maliq/Informacion paraprak Sot rreth orës 15:15, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symiz, Maliq, shtetasi V. M., banues në fshatin Gurishtë, Maliq, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasja E. M., pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

TRENDING

Exit mobile version