Pinknews

Mozzik na befason të gjithëve

Gramoz Aliu i njohur me emrin e artit si Mozzik ka surprizuar sot fansat e tij me prerjen e re të flokëve.

Ky vit i ri e gjeti reperin me një pamje të re, ku ai i ka qethur flokët zero.

Foton e publikoi vetë reperi, por sigurisht askush nuk e priste këtë pamje të re.

Arsyeja e këtij veprimi, ka qenë vizita e tij në vendin e shenjtë të Mekës, ku shkojnë besimtarët muslimanë.

Reperi gjithmonë ka shprehur se ai është shumë besimtar, dhe si çdo musliman, ai ka kryer një ndër detyrimet fetare, pasi është obligim që çdo besimtar të vizitojë të paktën një herë në jetë Mekën.

Pjesë e ritualit është edhe prerja e flokëve për burrat.

“Halk” është akti i rruajtjes së kokës plotësisht pas kryerjes së umres. Ky ritual është i zbatueshëm vetëm për meshkujt.

Kujtojmë se pak ditë më parë me rastin e festave të fundvitit, Mozzik bëri një urim të pazakontë në rrjetet sociale,

 “Urime njerëz ky fillim viti, paçi shëndet e të mira. Fokusohuni në punë, dashuri dhe lekë. Mbani shoqëri mos u bëni p*** se jeta është e bukur,”-shkruan Mozzik

TRENDING

Exit mobile version