Connect with us

Rajon

MPJ e Bullgarisë: Vetoja ndaj Shkupit nuk do të hiqet

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë bëri të ditur të dielën se deri në fund të presidencës franceze nuk ka kushte për zgjidhjen e kontestit me Maqedoninë e Veriut.

Sipas një komunikate të publikuar në Sofje, MPJ e Bullgarisë thotë se pa një vendim nga qeveria dhe Parlamenti, nuk do të mund ndërtohet një qëndrim lidhur me propozimin francez për heqjen e vetos për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të BE-së me Maqedoninë e Veriut.

Kjo ministri drejtohet nga ministrja në dorëheqje Teodora Gencovska, pjesë e partisë “Ka një popull të tillë”, e cila u largua nga qeveria.

“Nëse kjo nuk ndodh sa më shpejt, Ministria e Punëve të Jashtme ka mandat vetëm t’i përmbahet qëndrimit Kornizë, Deklaratës së Parlamentit të vitit 2019 dhe konkluzioneve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të vitit 2022, mbi të cilat drafti i propozuar nuk i plotëson kushtet”, thuhet të komunikatë.

Sipas kësaj, vetoja bullgare do të mbetej në fuqi nëse nuk do të ketë qëndrim nga Qeveria dhe Parlamenti bullgar deri më 21 qershor, në mbledhjen e këshillit për punë të përbashkëta të BE-së dhe Këshillit Evropian për 23 dhe 24 qershor.

Propozimi francez, siç është bërë e ditur jo zyrtarisht përmban pesë pika.

Shkupi duhet të konfirmoj para OKB-së se nuk ka pretendimet territoriale ndaj Bullgarisë, se do të përfshijë pakicën bullgare në kushtetutë, se do të rehabilitojë viktimat nga komunizmi jugosllav, reprezaljet në territorin e saj për shkak të përkatësisë së tyre etnike bullgare, harmanizimin e teksteve shkollore në përputhje me punën e komisioneve të historisë, heqjen e të gjitha tabelave që përhapin gjuhën e urrejtjes ndaj bullgarëve dhe Bullgarisë, ndërsa dy vendet do të dërgojnë qëndrime të njëanshme lidhur me pozicionet e tyre për gjuhën maqedonase. Institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk kanë komentuar propozimin por as zhvillimet në Bullgari ndërkohë që opozita maqedonase ka thënë se propozimi është i papranueshëm dhe se VMRO DPMN nuk do të pranonte ndryshimin e kushtetutës për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.

Maqedonia e Veriut që nga nëntori i vitit 2020 nuk mund të nis bisedimet me BE-në për shkak të vetos bullgare.

Bullgaria e ka bllokuar procesin e integrimeve për Maqedoninë e Veriut për shkak të kontekstit mes dy vendeve për çështjen e gjuhës dhe të kaluarës historike.

Rajon

Politikani serb: Rusët po planifikojnë vrasjen e Vuçiç

Published

on

By

SERBI- Lideri i Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak, ka deklaruar se Rusia dëshiron të vrasë Presidentin e Serbisë përmes rrjetit të saj të agjencive në Serbi. I ftuar në televizionin FACE të Sarajevës, Čanak tha se Dodik ka marrë një urdhër në Rusi për të eliminuar, përmbytur dhe pakësuar Presidentin e Serbisë.

Canak tha se Dodik ishte një “shpirt i shitur”, si dhe se ai ishte një njeri imoral, i cili shkoi në një forum ekonomik në Rusi për të përfaqësuar shtetin rus se kishte miq në Evropë dhe se ai ishte i vetmi nga Europa. Ai shtoi se Rusisë nuk i ka mbetur asgjë në tokën evropiane përveç Republika Srpska dhe Serbisë dhe se gjëja kryesore është të bëhet presion ndaj Vuçiçit që të mos vendosë sanksione

“Milorad Dodik është një shpirt i shitur, ne e dimë këtë. Ai është një njeri i paskrupullt dhe imoral dhe ne e dimë këtë. Ai tani është i lidhur me Putinin dhe ekipin. Ai shkoi në forumin ekonomik në Shën Petersburg, ku talebanët erdhën nga Lindja e Mesme nga Afganistani. “Mile dhe Talibanët” ishin një forcë ekonomike. Imagjinoni që Putini të bjerë mbi Dodik. Më preku zemrën që ai mbante pas vetes flamurin e Bosnjë-Hercegovinës,’ tha lideri i LSV-së.

Ai vlerësoi se Rusia synon të tregojë se ka ende miq në Evropë që e kuptojnë veprimin e Putinit dhe për këtë ka shërbyer anëtari serb i Presidencës së BeH, i cili beson se kur situata në Ballkan të komplikohet, do të mund të ik në Rusi dhe askush nuk do të gjejë.

“Vuçiç është një njeri që mendon. Unë kam një mendim të keq për politikën që ai drejton, ajo liroi të djathtët dhe shumë të tjerë nga zinxhiri, mendoj se mund të ishte trajtuar shumë më mirë. Ai mendon se nëse vendos sanksione, një i sapoardhur do ta vrasë me helm. Do ta vrasin si harabeli. A i vranë këta agjentë të tyre në Britani?, deklaroi lideri i LSV-së.

Sipas Çanak, Rusia ka përfituar nga vrasja e kryeministrit Gjinxhiç.

“Kur shikon se kush përfitoi nga kjo, është plotësisht e qartë se pas atyre që qëlluan ishin të tjerë, pas të cilëve ishin disa palë të treta, pas të cilëve qëndronte shteti rus. Pse do të përfitonte Perëndimi kur u lidh me Perëndimin”, deklaroi Çanak.

Canak iu referua edhe konkluzioneve të fundit të Këshillit Evropian në lidhje me Ballkanin Perëndimor, të cilat hasën në kritika nga liderët e Ballkanit Perëndimor dhe shkaktuan zhgënjimin e tyre të dukshëm. BE-ja e ka kuptuar se ata që nuk dërgojnë armë në Ukrainë, do të dërgojnë djalin e tyre me armë për të mbrojtur atdheun e tyre.

Ai krahasoi numrin e banorëve të Ballkanit Perëndimor me numrin e banorëve në Ukrainë, ku të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë më pak banorë se gjysma e Ukrainës.

“Atëherë e shihni sa të paaftë janë këta euroburokratët e Brukselit. Tani, befas, Ukraina është një temë e nxehtë, kështu që ata e kuptuan se atje ku Rusia vendosi çizmet, do të ketë një luftë, kështu që ata duan të tërheqin Moldavinë në BE. Por ata anashkalojnë faktin se sa e lehtë është të provokosh një luftë në territorin e Ballkanit Perëndimor,” tha Çanak.

Canak tha se Putini është mësuar të humbasë jetën e tij dhe për të larguar vëmendjen nga ideja e rivendosjes së perandorisë së Pjetrit të Madh, për të cilën kreu i LSV pretendon se është qëllimi i presidentit rus, ai do të krijojë një luftë në Ballkanin përmes agjentëve, vendet e të cilëve janë të përshtatshme për këtë.

Continue Reading

Rajon

Media serbe: Putin, thikë pas shpine Beogradit

Published

on

By

Një thikë pas shpine mes vëllezërish, e ka përcaktuar një pjesë e opinionit serb deklaratën e presidentit rus Vladimir Putin, ku për herë të parë ai përdori shembullin e Kosovës për të hequr paralele me njohjen e rajonit separatist pro-rus të Donbasit në Ukrainë.

Deklarata e kreut të Kremlinit “nëse Kosova njihet, atëherë e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Donetsk dhe Lugansk”, nuk është pritur mirë në Serbi.

Por duket se Rusia do të vijojë të përdorë precedentin e Kosovës për të justifikuar shkëputjen e njëanshme dhe shpalljen e pavarësisë së republikave popullore të vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut. Kjo është konfirmuar edhe nga presidenti rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg gjatë këtij muaji kur ai përsëri e përmendi si shembull, duke shpjeguar njohjen ruse të këtyre dy rajoneve në Ukrainë.

Media serbe “Nova”, ngre dyshimin se ‘Thika pas shpinë ndaj Serbisë, mund të ketë si epilog ndryshimin e politikës ruse ndaj qëndrimit të Beogradit zyrtar për pavarësinë e Kosovës

Continue Reading

Rajon

Kroacia i bashkohet euros në vitin 2023

Published

on

By

Kroacia i bashkohet euros në vitin 2023

Punimet e ditës së dytë të Samitit të Këshillit të Europës, në Bruksel, u ndal në situatën shqetësuese ekonomike për shkak të luftës në Ukrainë. Edhe pse të gjithë ishin dakord për problemet, nuk pati asnjë marrëveshje për zgjidhjet që duhen miratuar për t’i trajtuar ato,  veçanërisht për çështjen e rritjes së çmimeve të energjisë, që bashkë me rritjen e inflacionit, po shqetësojnë qeveritë e kontinentit.

Një studim më i plotë mbi zgjidhjet e mundshme që do të miratohen në përgjithësi duhet të arrijë brenda shtatorit. Qëllimi nuk është vetëm ulja e çmimeve të konsumit, por edhe ridizajnimi i tregut të energjisë elektrike, i cili në këtë moment varet shumë nga gazi.

Ndërkohë situata në frontin e energjisë nga gazi, ka gjasa të përkeqësohet. Deri më tani, 12 shtete të Bashkimit Evropian kanë pësuar ndërprerje të pjesshme ose totale në furnizimeve nga Rusia dhe disa krerë shtetesh e qeverish kanë frikë se Vladimir Putin mund të shtrëngojë më tej kordonët.

Një rezultat konkret i Këshillit Evropian është hyrja zyrtare e Kroacisë në monedhën e përbashkët, duke filluar nga 1 janari 2023, ndoshta i vetmi lajm i mirë për zonën e Ballkanit Perëndimor, në një samit që regjistroi mungesën e progresit në rrugën e anëtarësimit të Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut.

Continue Reading

Rajon

Bullgaria miraton propozimin e Macron, RMV e refuzon

Published

on

By

Nga Bullgaria ka lajme të mira. Parlamenti bullgar i dha mandat Këshillit të Ministrave për të miratuar propozimin e Presidencës Franceze për heqjen e vetos për negociatat për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për projektvendimin e paraqitur nga Hristo Ivanov, kryetar i PG “Bullgaria Demokratike” (DB), votuan 170 deputetë, 37 ishin “kundër” dhe 21 “abstenuan”. Kuvendi i Bullgarisë ka ndryshuar kështu një rezolutë të miratuar një vit më parë ku impononte veton dhe tashmë çështja i ka kaluar Qeverisë bullgare. Parlamenti bullgar e hoqi veton me kushtin që sipas propozimit francez, Komisioni Evropian do të shërbejë si arbitër sepse tani procesi i anëtarësimit i RMV është i lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë.

Por dje Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski tha se ka refuzuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.

 

“Falënderoj presidentin Macron për angazhimin, por që propozimi të jetë pranueshëm duhet të garantojë disa çështje thelbësore, për gjuhën dhe identitetin maqedonas”, ka deklaruar Kovaçevski në një konferencë të përbashkët me Ramën dhe presidentin Serb, Aleksandar Vuçiq.

Cili është ‘Propozimi francez’?

Presidenca franceze e BE-së më 18 qershor ka dërguar një propozim për të thyer ngërçin bullgaro-maqedonas. Nuk është bërë publike, megjithëse mediat, përfshirë Shërbimin Bullgar të Radios Evropa e Lirë, kanë marrë kopje. Ai “mirëpret synimin e Shkupit” për të përfshirë në preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë “qytetarë që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe janë pjesë e kombeve të tjera, si bullgarët”. Futja e një klauzole të tillë do të kërkonte dy të tretat e votave në parlament. Propozimi nuk përmend specifikisht një “pakicë bullgare”, por flet për detyrimin e qeverisë maqedonase për të mbrojtur të drejtat e të gjitha “minoriteteve dhe komuniteteve” duke parandaluar gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin.

Në të thuhet se Komisioni Evropian do të monitorojë dhe do t’i raportojë Këshillit Evropian për mënyrën se si Maqedonia respekton marrëveshjet. Propozimi “merr parasysh” synimet e të dyja palëve për të lëshuar “deklarata të njëanshme mbi çështjen e gjuhës maqedonase”, me sa duket duke e lënë të hapur derën për veprim në Sofje dhe Shkup mbi këtë temë. Ai gjithashtu i imponon Shkupit një detyrim për të respektuar Traktatin e tij të Miqësisë të vitit 2017 me Sofjen, duke e drejtuar në mënyrë efektive Brukselin në monitorimin e pajtueshmërisë së asaj marrëveshjeje dypalëshe si dhe të të ashtuquajturës Marrëveshje të Sofjes të vitit 2018. Propozimi sugjeron dy konferenca ndërqeveritare, duke përfshirë një këtë javë në Bruksel dhe një tjetër pasi Maqedonia e Veriut ndryshon preambulën e kushtetutës.

Sipas Agjencisë Shtetërore të Lajmeve në Bullgari drafti tashmë i miratuar parashikon që së pari të garantohet hyrja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut ku përmenden kombet e tjera dhe në baza të barabarta me këto kombe. Kusht tjetër është që të bëhet e qartë se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje nga Republika e Bullgarisë të ekzistencës së “gjuhës maqedonase”. Duhet të sigurohet që fqinjësia e mirë të mbetet një kriter horizontal deri në fund të negociatave të anëtarësimit të Shkupit në BE dhe Komisioni Evropian do ta mbajë Këshillin të informuar rregullisht për zbatimin e tij. Në kuadër të procesit negociator duhet të paralajmërohet edhe rishikimi periodik i zbatimit të marrëveshjes së fqinjësisë me Republikën e Maqedonisë Veriore.

Continue Reading

Rajon

Opozita maqedonase ‘feston’ refuzimin…

Published

on

By

Opozita maqedonase ‘feston’ refuzimin e propozimit francez

Opozita në Maqedoninë e Veriut e ka vlerësuar si “fitore” të saj refuzimin që i bëri kryeministri Dimitar Kovaçevski propozimit francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. VMRO DPMNE-ja vlerëson se propozimi ishte “katastrofal për popullin maqedonas” dhe se pas reagimeve të saj dhe opinionit, Kovaçevski ishte i detyruar të refuzojë propozimin, që la në fuqi veton bullgare për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.

Por opozita gjithashtu kërkon dorëheqjen e Kryeministit Kovaçevski, pasi sipas saj, ai ka gënjyer opinionin maqedonas se nuk ka negociuar për atë që e quajnë ‘bullgarizim të Maqedonisë”

Kryeministri maqedonas tha në Bruskel se e refuzon propozimin francez pasi nuk jep garanci për mbrojtjen e gjuhës, identitetit dhe historisë maqedonase.

Sofja konteston gjuhën dhe identitetin maqedonas për çka edhe janë formuar grupe të ekspertëve të historisë, të cilat që nga janari po punojnë për kapërcimin e dallimeve, por ende pa ndonjë epilog konkret.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING