Mrekulli në Gaza, u gjet mbi trupin e nënës, foshnja nxirret e gjallë nga rrënojat, familja u zhduk

Konflikti vijon dhe sa vjen dhe ashpërsohet mes Palestinës dhe Izraelit, ndërsa deri tani janë shënuar mbi 100 viktima dhe shumë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mes viktimave shumë janë gra dhe fëmijë. Gjatë operacioneve të kërkim shpëtimit nga sulmet e Izraelit, në Gaza është gjetur i gjallë nën rrënojat e një godine të shembur, një foshnje.

Mediat shkruajnë se foshnja është gjetur pranë trupit të nënës së ndjerë. Dhjetë anëtarë të familjes, tetë fëmijë dhe dy gra u vranë kur një ndërtesë trekatëshe u shemb pas një sulmi të Izraelit.

Momentet prekëse kur një infermiere mban foshnjën në duar kanë bërë xhiron e botës. Militantët e Hamasit u përgjigjën duke shtuar intensitetin e raketave kundër Izraelit.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin