Kosova

MUAJI FERRIT, Serbia del para gjyqit të madh, ballafaqohet me historinë

Pas diskutimeve për raportin e UNMIK-ut në OKB, Serbia po përballet me një tjetër ngjarje të vështirë në Këshillin e Sigurimit në Nju Jork. Përkatësisht, në fillim të majit do të ketë një deklaratë për propozimin e Rezolutës për Srebrenicën, për të cilën autoritetet në Serbi pretendojnë se ka për qëllim etiketimin e popullit serb si gjenocid.

Rezoluta kërkon, ndër të tjera, të dënohet pa rezerva çdo mohim i gjenocidit në Srebrenicë, si dhe veprime që lavdërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë.

Theksohet gjithashtu rëndësia e përfundimit të procesit të kërkimit dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit dhe mundësimit të varrimit të tyre dinjitoz. Gjithashtu është bërë thirrje për vazhdimin e ndjekjes penale të autorëve të gjenocidit.

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së përfaqësojnë shprehjen zyrtare të qëndrimit të këtij organi dhe si të tilla nuk janë të detyrueshme për shtetet anëtare, përveç nëse kanë të bëjnë me buxhetin e OKB-së.

Vendimet e gjykatave ndërkombëtare shpallën fajtorë për gjenocid individët, jo kolektivët, shtetet apo entitetet. Gjykata e Hagës dënoi 16 persona për krime në zonën e mbrojtur të Kombeve të Bashkuara, shtatë prej tyre për krimin e gjenocidit.

Në përgjigje të miratimit të Rezolutës për Srebrenicën, Presidenti i Serbisë njoftoi se Serbia do të aplikojë menjëherë për të qënë anëtar jo i përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe se është në gjendje të marrë tre herë më shumë vota se dy vende të NATO-s që aplikuan.

Goditja më e madhe ndaj politikës së jashtme të Serbisë mbretet të pasojë më 16 maj në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, kur pritet të pranohet Kosova.

Dhjetë ditë pas miratimit të Rezolutës për Srebrenicën, Serbia do përballet me një goditje tjetër të politikës së jashtme, gjegjësisht votimin e 16 majit para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në atë organizatë ndërkombëtare, pas votës pro raportit të eurodeputetes Dora Bakoyannis nga shumica dërmuese në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për anëtarësimin e Kosovës në organizatë.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se tani po planifikojnë të përdorin një truk të ri, përkatësisht që më 10 maj, sipas tij e ashtuquajtura Gjykata Kushtetuese në Prishtinë do marr në dorëzim për shqyrtim nga qeveria, draftstatutin e asociacionit.

Sipas tij, nëse dikush do ngrinte çështjen se Kosova e nuk ka permbushur kete obligim te hershëm, te thonin se ata kanë nisur një proces lidhur me Bashkimin e Komunave Serbe.

“Por do të shohim. Në çdo rast, nuk do të jetë e lehtë. Kemi dërguar shumë letra zyrtare, shumë udhëzime, shumë shpjegime në adresa të ndryshme. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë luftën tonë” – tha Vuçiç, i cili si reagim ndaj pranimit të Kosovës në KE, paralajmëroi edhe daljen e Serbisë nga kjo organizatë.

TRENDING

Exit mobile version