Kosova

Mujanoviç zbardh planet e Vuçiçit dhe tregon rrugëdaljen  

Politologu nga Bosnja dhe Hercegovina, Jasmin Mujanoviç, ka reaguar pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar se viti i ardhshëm do të jetë “viti më i vështirë” në historinë moderne të Serbisë, dhe ka shtuar se viti 2024, përveç tensioneve në pjesë të ndryshme të botës, do të sjellë “shumë më tepër” konflikte dhe trazira në Ballkanin Perëndimor.

“Kuptimi i fjalës së një autokrati: Vuçiç planifikon të nxis më shumë dhunë dhe kaos në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë në vitin 2024” –  ka shkruar Mujanoviç në platformën X.

Duke iu referuar procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, presidenti serb ka folur edhe për rëndësinë kompromisit, dhe ka siguruar se “nuk do të heqë dorë nga territori dhe populli serb”, teksa ka theksuar se duhet pritur gjithmonë “një rast i favorshëm që e vërteta të dalë në dritë”, megjithëse “do të përpiqet të ruajë paqen” në Ballkanin Perëndimor.

Në kohën kur përpjekjet e diplomatëve perëndimorë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi janë intensifikuar, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë thirrje botës perëndimore për përshpejtimin e zgjidhjes së konflikteve në Ballkanin Perëndimor, përpara se Rusia të rindezë një zjarr të madh. Dhe, synimet e Rusisë janë konfirmuar edhe nga BE-ja.

TRENDING

Exit mobile version