Mungon përfaqësuesi i LSI, nuk shtyhet seanca në Kolegjin Zgjedhor, do të shqyrtohet padia për Shkodrën

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e sotme për të shtyrë seancën për shqyrtimin e padisë për zgjedhje në Shkodër.

Në seancë mungonte përfaqësuesi i LSI dhe u kërkua që të shtyhet seanca, por Kolegji nuk e konsideroi si shkak.

Për Kolegjin Zgjedhor nuk justifikohet shtyrja e seancës së sotme pasi LSI është vendosur më parë në dijeni dhe mund të sillte një përfaqësues tjetër.

‘’Vendosi të mos e pranojë kërkesën e përfaqësuesit të personit të interesuar për shtyrjen e seancës së sotme me arsyetimin se shkaku i parashtruar në këtë kërkesë nuk justifikon shtyrjen e seancës së sotme. Në kushtet kur kjo palë e interesuar kishte dijeni, mund të caktonte një përfaqësues tjetër.

Së dyti, të vijojë gjykimin në mungesë të personit të interesuar. Shpallet trupi gjykues, sekretaria gjyqësore, çështja gjykohet nga 5 gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor.’’- tha drejtuesi i seancës.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin