SHBA-AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit po synojnë të zhvillojnë një vaksinë të re sa më shpejt për të luftuar mutacionet e reja të Covid-19, ku kanë arritur një marrëveshje me GlaxoSmithKline dhe CureVac të Gjermanisë prej 150 milionë eurosh. Lajmi është konfirmuar nga Mene Pangalos drejtuesi më i lartë i kompanisë së prodhimit, i cili ka thënë që synojnë që qëllimi të arrihet deri në vjeshtë.
“Ne po punojmë shumë dhe tashmë po flasim jo vetëm për variantet që duhet të bëjmë në laboratorë, por edhe për studimet klinike që duhet të kryejmë. Ne po synojmë shumë të provojmë dhe të kemi diçka gati deri në vjeshtë, kështu që këtë vit,”-ka thënë ai.
Po ashtu, Andrew Pollard, drejtori i grupit të vaksinave të Oxfordit ka thënë se kompania po punon për të parë efektivitetin te personat e rritur dhe të moshuar.
“Oxford dhe AstraZeneca po punojnë për të marrë të dhëna për efikasitetin e vaksinës së tyre Covid-19 tek të rriturit dhe të moshuarit,”-ka thënë ai.