HOLANDË-Mutacioni i ri i Covdi-19 i zbuluar fillimisht në Britaninë e Madhe ka shkaktuar gjysmën e infeksioneve të reja në Holandë. Lajmi është konfirmuar nga Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jonge.
“Varianti i koronavirusit i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar shkaktoi gjysmën e të gjithë infeksioneve të reja Covid-19 në Holandë deri më 26 janar,”-ka thënë ai.
Po ashtu, javën e kaluar, autoritetet shëndetësore të vendit kanë thënë se një e treta e të gjitha rasteve të infektimeve është shkaktuar nga mutacioni i ri.
Ndërkohë, shkollat fillore dhe qendrat ditore të Holandës do të rihapen siç ishte planifikuar në 8 shkurt. Ndërsa, shkollat e mesme dhe lokalet afër shkollës do të qëndrojnë të mbyllura.