Aktualitet

Nёnshkruhet marrёveshja midis Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Tatimeve dhe Byrosё Kombёtare tё Hetimit, ja disa nga qёllimet.

 Nёnshkruhet sot marrёveshja e bashkёpunimit mes Drejtorisё sё Pёrgjithshme tё Tatimeve dhe Byrosё Kombёtare tё Hetimit, pёr Shkёmbimin e Informacionit midis dy Institucioneve nё Luftёn kundёr Krimit tё Organizuar dhe Korrupsionit.

📑 Drejtoresha e DPT, Znj. Delina Ibrahimaj sё bashku me Drejtoreshёn e BKH, Znj. Aida Veizaj firmosёn kёtё marrёveshje me qëllim forcimin e bashkëpunimit efektiv në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me synim goditjen e veprimtarisë kriminale dhe vënien para drejtesisë të autorëve të tyre.

📑 Marrëveshja synon sigurimin e ndihmës reciproke në drejtim të lehtësimit të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit midis DPT dhe BKH.

Qëllimi i Marrëveshjes është përcaktimi i procedurës dhe vendosja e rregullave të bashkëpunimit midis DPT dhe BKH-së, në mënyrë që të sigurohet:
✔️Shkëmbimi i informacionit midis dy institucioneve nënshkruese;
✔️ Bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar;
✔️ Realizimi i aksesit, komunikimit, shkëmbimit të të dhënave dhe kryerjes së analizave me qëllim rritjen e efikasitetit dhe bashkërendimit ndërmjet institucioneve për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version