Rajon

Na vrisni që të gjithëve po të doni/ Kërcënon Vuçiç: Se njohim kurrë Kosovën

Presidenti serb, ka reaguar ashpër ndaj ndërkombëtarëve duke i cilësuar si njerëz me dy fytyra.

Aleksandër Vuçiç thA se nuk ka për t’u njohur kurrë pavarësia e Kosovës, duke e cilësuar atë si krijesë e shpikur nga ndërkombëtarët dhe NATO duke bombarduar Serbinë në vitin 1999.

“Dyfytyrësia është emri i tyre i mesëm. Gjatë gjithë kësaj kohe kanë kërkuar të fajësojnë Serbinë për të njohur Kosovën. Kurrë nuk do ta njohim Kosovën e pavarur, mund të na vrisni të gjithëve, kurrë Serbia nuk do ta njohim Kosovën e pavarur. Një krijesë që e krijuat duke bombarduar Serbinë. Për të biseduar, do të bisedojmë. Por njohja e Kosovës të harrohet. Të formohet Asociacioni, policët në veri duhet të jenë serbë, e lusim popullin tonë për ruajtur qetësinë në Veri” – deklaroi Vucic

Vuçiç, në përgjigje të pyetjes së një gazetari, ka thënë se sulmuesit e Policisë së Kosovës nuk kishin veshur uniformat e Ushtrisë Serbe dhe as të policisë serbe. Ai gjithashtu theksoi se uniforma të ushtrisë serbe apo të policisë, mund të blihen kudo në treg, dhe se nuk ka armë që nuk mund të gjenden askund. Ai u shpreh se ka muaj që thotë se po rritet rezistenca dhe rebelimi në popull dhe në veri, “dhe kudo ku njerëzit duan të organizohen”.

Kjo, siç deklaroi ai, sepse Serbia nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e KFOR-it, përveç nëse dëshiron konflikt me NATO-n.

“Kam folur me përfaqësuesit e Listës Serbe, kam qenë në telefon me disa prej tyre gjatë gjithë ditës, ata janë të tmerruar.

TRENDING

Exit mobile version