Bota

Nafta ruse rikthehet në Europë

Nafta ruse është rikthyer në tubacionin Druzhba që del nga Ukraina dhe shkon në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke.

Kompania ruse “Transneft” ndërpreu të martën furnizimin pas bllokimit nga një bankë evropiane për shkak të sanksioneve kundër Rusisë. Tani, falë marrëveshjes së arritur midis Rusisë dhe Ukrainës, situata është qetësuar.

Embargoja e BE-së – e rënë dakord në muajin maj – ka prekur naftën ruse të importuar nga deti, por ka lejuar furnizime të përkohshme nëpërmjet tubacioneve për vendet pa dalje në det.

Rusia shkurtoi furnizimin me gaz natyror në Evropë pasi shumica e vendeve refuzuan të paguanin në rubla dhe jo në dollarë ose euro.

TRENDING

Exit mobile version