Sport

Napoli eliminohet nga Kupa e Italisë, Frosinone e turpëron 0-4 në ‘Maradona’

Raundi i 1/16 në Kupën e Italisë është një tabu për Napolin. Kampionët në fuqi të Italisë humbën 0-4 në shtëpi nga Frosinone dhe janë jashtë këtij eventi për të tretin vit radhazi, duke mos kaluar në turin e radhës. Djemtë e Mazzarrit u turpëruan në shtëpi 0-4, me Frosinonen që nuk fitonte nga 26 nëntori kundër Genoas, duke kaluar në turin e radhës. Për të besuarit e Di Francescos golat u shënuan në pjesën e dytë. Barrenechea në të 65 minutë, Caso, Cheddira dhe Harroui shënuan për miqtë. Në turin e radhës Frosinone do luajë me fituesin e çiftit Juventus – Salernitana.

TRENDING

Exit mobile version