Sport

Napoli në finale të Superkupës së Italisë, “të kaltërit” mposhtin bindshëm Fiorentinën

Napoli ka arritur të triumfojë ndaj Fiorentinës me shifrat 3-0, ndeshje e vlefshme për biletën e finales së Superkupës së Italisë.

Napoletanët gjetën golin e parë në minutën e 22’ me Giovanni Simeone. Fiorentina pati shansin e artë për të rikthyer baraspeshën në minutën e 44’, por Ikone humbi 11 metërshin e akorduar.

Në të dytën Napoli nuk gaboi, pasi në minutën e 84’ dhe të 86’ shënuan dy golat e tjerë, me Zerbin i cili shënoi dy herë për 2 minuta.

Me këtë fitore, Napoli shkon në finale të Superkupës së Italisë dhe tashmë pret finalistin e radhës, Interin ose Lazion.

Shikoni golin e parë

Shikoni golin e dytë

Shikoni golin e tretë

TRENDING

Exit mobile version