LAJMI I FUNDIT

Nard Ndoka ‘tradhton’ Berishën: Nuk e mbroj dot, le të merren avokatët e vet me të

Hetimi i Sali Berishës për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani në Tiranë për kreun e PDK Nard Ndoka është pozitive. Ndoka tha se shkëlqimin e këtij reagimi të SPAK e “sfumon” sipas tij veprimi me regji, e këtu iu referua mënyrës sesi shkuan në selinë e Rithemelimit agjentët për t’i komunikuar Berishës caktimin e masës së sigurisë detyrim paraqitje. “Është pozitive që SPAK po reagon. E kemi pritur që edhe politika të tronditet nga ky realitet plogështie. Shkëlqimin ia heq që njëra palë e ka kapur dhe po vijon me regji. Por fakti  që SPAK po heton është poizitive”, tha ai. Sa i përket mënyrës se si u përball Berisha në Gjykatë duke mos shkuar personalisht dhe më pas duke e bojkotuar procesin edhe nga ana e përfaqësuesve të tij ligjorë, Ndoka i jep të drejtë. “E para Berisha ka dërguar avokatët e tij. Berisha vërejti që të dielën shkuan dy personazhë me letër te PD. Pse? Me kriju frikë terror…  Nëse kjo s’do kishte ndodhur ai do merrte pjesë. Kushtetuta është mbrojtje e veçantë sidomos për opozitën. Mazhoranca sulmon opozitën prandaj mbrojtja është krijuar më shumë për të mbrojtur opozitën”, tha Ndoka . Sipas kreut të PDK edhe arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas është bërë për show. “Edhe arrestimi i familjarit të Berishës është bërë me show. Ai po priste bashkëshorten e tij.” I pyetur nëse do të ndjekë aksionin e opozitarëve që mbështesin Berishën në këtë betejë të tij me ligjin, Ndoka u tregua i tërhequr. “Unë jam në opozitë dhe do mbështes çdo aksion opozitar. Kurse për Berishën atë e mbështesin vetëm avokatët e Berishës, ata kanë për mision që ta përfaqësojnë dhe ta mbështesin. Në politikë, te pjesa politike është tjetër aksioni i opozitës.  Nëse unë që kam një karrierë, jam jurist e shoh dosjen dhe e kuptoj që kjo dosje e fajëson zotin Berisha kushdoqoftë, nesër edhe një mik i imi apo Berisha, apo dhe unë vetë, nëse fajësohet unë nuk e mbështes as politikisht as proceduralisht në asnjëlloj mënyre.  Në këtë aspekt nëse unë e shikoj. Më tha një deputet i PS me këto procedura që akuzojnë sot Berishën kryetari jonë Edi Rama duhet të dënohet mbi 100 vite”, shtoi Ndoka.

TRENDING

Exit mobile version