Connect with us

Aktualitet

NASA regjistron zhurmën brenda një vrime të zezë

Published

on

Shumë prej nesh kanë besuar se në hapësirë nuk mund të ketë zhurma, për sa kohë hapësira është si një vakum. Megjithatë NASA e ka përjashtuar këtë mit, duke publikuar një video të re ku ka të regjistruar zhurmën që zhvillohet brenda një vrime të zezë në qendër të galaksisë Perseus.

E krijuar mbi valët zanore që astronomët arritën të kapnin më parë, kjo zhurmë e përkthyer nga të dhënat astronomike bën që ne të dëgjojmë për herë të parë zhurmën brenda vrimave të zeza.

Ekziston një ide e gabuar në përgjithësi se në hapësirë nuk ka zhurma pasi aty nuk ka ajër. Megjithatë në një grumbuj galaktikash ekziston një sasi e madhe gazi që ndihmon në përçimin e valëve zanore.” thanë zëdhënësit e NASA.

Valët zanore u morrën nga drejtime radiale të ndryshme që nisin nga qendra. Sinjalet më pas u rikrijuan për t’ju përshtatur dëgjimit të njerëzve duke i shkallëzuar rreth 58 oktavë mbi tonin e tyre të vërtetë. “Një tjetër mënyrë për të shpjeguar këtë është se zhurmat po dëgjohen 144 kuadrilion dhe 288 kuadrilion herë më të larta se frekuenca e tyre origjinale.” tregohet në deklaratë.

Ky zbulim i ri, i cili tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve pothuajse 2 dekada më parë, do të ndihmojë në kuptimin e asaj që gjendet përtej qiellit tonë.

Aktualitet

EMRI/ Zhytet jahti luksoz në Dhërmi, i përkiste…

Published

on

By

Një jaht luksoz  është mbytur në ujërat e Drimadhes Dhërmi.

Në orën 18.30 është njoftuar se në Dhërmi se në Drimadhes Dhërmi në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndruar bovë në spirancë është mbytur një mjet lundrues rreth 5m i gjatë i si pasojë e ndonjë çarje që mund të ketë pasur.

Nuk ka dëme në njerëz.

Mjeti lundrues i mbytur është Jaht rreth 5 m i gjatë i matrikulluar me emrin “BAE” me flamur Panamez në pronësi të shtetasit Festim Mark Prendi i datëlindjes 1984, lindur në Shkodër banues ne Tiranë, në Jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë Jahtit në një nga tapat kryesore të tij.

Continue Reading

Aktualitet

Helmimi i qytetarëve nga uji, policia nis hetimet

Published

on

By

Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, pas publikimit të videove në rrjetet sociale, me pamje nga rubinetat e ujit të pijshëm në fshatin Shtiqen, që dyshohet të jetë i ndotur, kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast.

Shërbimet e Policisë kanë marrë kontakt me specialistët e ujësjellësit të cilët kishin dijeni për ndotjen, dhe më pas kanë shkuar në Spitalin Rajonal Kukës, ku kanë konstatuar një numër të lartë personash nga disa fshatra të Kukësit, që janë paraqitur me siptoma helmimi.

Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka patur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes.

Po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ndotjes së ujit dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave përgjegjës

Continue Reading

Aktualitet

Bordi ‘mbron’ shqiptarët, rrit me 10 lekë çmimin e sheqerit

Published

on

By

Çmimi i një kg sheqer është rritur me 10 lekë. Ky është vendimi i ri i Bordit të Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë.

Thënë ndryshe, duke nisur nga dita e sotme qytetarët do ta blejnë 1kg sheqer me 114 lekë/kg.

Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

Vendimi: 

Vendim i Bordit të Transparencës të Monitorimit të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, datë 27.06.2022

Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të produkteve ushqimore bazë dhe produkteve të tjera të lidhura me to në zbatim të aktit normativ nr. 7, datë 18.03.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”

VENDOSI
1- Miratimin e marzheve që do të aplikohen për produktin ushqimor bazë sheqer, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar nga rritja e çmimeve ndërkombëtare.

2- Për artikullin sheqer (1 kg) miratohen marzhet si më poshtë:
a. Marzhi tavan i tregtimit të shitjes me shumicë të sheqerit nga importuesi dhe ambalazhuesi është 15 lekë/kg (6 lekë/kg për importuesin dhe 9 lekë/kg për ambalazhuesin) mbi koston e importit plus detyrimet e paguara në doganë.

b. Marzhi i tregtimit të transportuesit i cili mund të jetë shitësi me shumicë, shitësi me pakicë apo palë të treta, nga magazina e shitësit me shumicë tek magazina e shitësit me pakicë është 2 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi.

c. Marzhi i tregtimit të shitjes në njësitë e tregtimit me pakicë të produktit sheqer është 3 lekë/kg mbi çmimin e llogaritur sipas gërmës “a” të këtij paragrafi plus transportin sipas gërmës “b” të këtij paragrafi.

3- Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha subjektet që tregtojnë me shumicë/pakicë produktin e përcaktuara në këtë vendim.

4- Në pasqyrën nr. 1 më poshtë jepen të dhënat në lidhje me përllogaritjet e çmimit tavan të tregtimit sipas marzheve të përcaktuara në pikën 2 të këtij vendimi.

5- Ky vendim hyn në fuqi në datë 27.06.2022 dhe i shtrin efektet deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.

Continue Reading

Aktualitet

Shuhet në moshë të re pedagogia e Universitetit

Published

on

By

Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, njoftoi lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshë të re, të Nevila Dibrës, zv/Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
“Të nderuar kolegë, miq e bashkëpunëtorë,
Me hidhërim të thellë mësuam lajmin tronditës të ndarjes nga jeta të koleges, mikes sonë të dashur, prof.as.dr. Nevila Dibra, zv/Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Prof.as.dr Nevila Dibra ka qenë pjesë e Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që nga viti 1993. Ajo ka dhënë kontributin e saj si kërkuese shkencore në fushën e gjeografisë, turizmit dhe mjedisit me një sërë artikujsh, librash shkencorë, organizime dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka kryer me devotshmëri funksione të ndryshme si përgjegjëse e departamentit të Gjeografisë në vitet 2012 – 2020, anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për shumë vite, dhe është dalluar për kontributin e lartë dhe energjinë e saj pozitive për zhvillimin e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Universitetin e Shkodrës. Studentët do ta kujtojnë prof. as. dr. Nevila Dibra si lektoren e aftë dhe dashamirëse; kolegët si pedagogen e përkushtuar; miqtë si shoqen unike.
I shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe të gjithë të afërmve për këtë humbje të madhe e të parakohshme!
Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj!
Rektori
Prof. Dr. Suzana Golemi
Ceremonia e lamtumirës dhe homazhet në nderim të prof. as. dr Nevila Dibra do të zhvillohen me datë 28/06/ 2022 në ora 10.30-11.30, pranë hollit të auditorit A3 në Godinën e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës”.
Continue Reading

Aktualitet

60% e shqiptarëve s’bëjnë dot 1 javë pushime

Published

on

By

Kush ka frekuentuar rezidencat e pushimeve në vendin tonë sidomos në bregdet, e ka vënë re se pushuesit janë në pjesën dërrmuese të tyre nga Kosova, emigrantë ose të huaj dhe vendasit në raporte me ulëta. Barometri i Ballkanit për vitin 2022 tregoi se 60% e shqiptarëve të anketuar kanë pohuar se nuk mund të përballojnë shpenzimet për një javë pushime në vit. Kjo ishte përqindja më e lartë në Rajon.

Përqindja e popullsisë që nuk ka mundësi të pushojë pësoi rritje në vitin 2022, pasi në vitin 2021 vetëm 39 % e të anketuarve pohuan se nuk mund të përballonin pushime 7-ditore.

Barometri i Ballkanit gjeti se 44% e të anketuarve në Shqipëri u ankuan se familjet e tyre nuk ishin në gjendje ta mbanin shtëpinë e tyre të ngrohtë në mënyrë adekuate, ndërsa 27 % e tyre rrëfeu se kishte vështirësi për këto pagesa.

Ndërsa ushqimi dhe veshja ishin të papërballueshme (të paktën një herë) për 18% të popullsisë së Shqipërisë (nga 14% në 2020).

Ndryshe nga Shqipëria, qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës kishin më shumë aftësi financiare për të paguar shpenzimet bazë.

Vetëm 10% e të anketuarve në Bosnje dhe Hercegovinë pretendonin se kishin hasur vështirësi në pagesën e qirasë, 11% u ankuan për vështirësinë për të paguar për faturat e ngrohjes apo këstet e kredisë.

Ndërkohë, blerja e ushqimeve, veshmbathjeve dhe sendeve të tjera bazë nuk konsiderohet si problem madhor për 91% të të anketuarve.

58% e të anketuarve në këtë ekonomi thanë se ishin në gjendje të përballonin të paktën një javë pushime larg shtëpisë, në ndryshim nga 39% të cilët e kanë të pamundur.

Kosova në anën tjetër, shënoi një nivel relativisht të lartë të shqetësimit të qytetarëve për shpenzimet ditore. Fatura e qirasë u bë problem në një moment për 29% të qytetarëve, ndërsa 23% nuk mund të përballonin pagesën e këstit të kredisë.

21% kishin probleme për të mbajtur shtëpitë e tyre ngrohtë, ndërsa 18% i konsideruan furnizimet ushqimore të shtrenjta për buxhetin e tyre. Pushimi njëjavor ishte i papërballueshëm për 34% të të anketuarve në Kosovë, ndërsa 64% nuk e konsideronin është problem.

Një e pesta e qytetarëve nga Maqedonia e Veriut nuk kanë mundur të paguajnë qiranë e tyre. 13% e tyre kishin probleme me shpenzimet e ngrohjes, ndërsa 12% nuk mund të përballonin furnizimet bazë.  pothuajse gjysma e popullsisë pretendoi se ata nuk mund të rezervonin një pushim njëjavor pasi e tejkalonte buxhetin e tyre.

Nga ana tjetër shumica e të anketuarve në Mal të Zi (79%) ishin në gjendje të paguanin qiranë e tyre mujore, dhe 80% mund të përballojnë pagesën e këstit të kredisë së tyre.

Ngrohja e shtëpive të tyre nuk konsiderohej si problem financiar për 87% të popullsisë, ndërsa 12% e gjetën furnizimin me ushqim të papërballueshëm të paktën një herë në vit. 39% e të anketuarve në Mal të Zi nuk mund të përballonin pushimet e tyre.

Serbia ndan një prirje të ngjashme me ekonomitë e tjera në Rajon. Rreth 19% nuk mund të paguanin qiratë e tyre të paktën një herë në vit, ndërsa 15% e kishin të vështirë të paguanin këstin e kredisë së tyre.

83% mund të përballonin të paguanin faturat e ngrohjes, ndërsa shumica dërrmuese (88%) ishin në gjendje të përballonin shpenzimet e ushqimit.  Ngjashëm me fqinjët e saj, 44% e serbëve ka vështirësi me pushimet./MONITOR

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING