NTV
No Result
View All Result
17/02/2021 , 23:21
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
17/02/2021 , 23:21
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nata e ndrrimit të viteve – Manastirliu: Nuk do lejohen grumbullime, spitalet dhe urgjenca në gatishmëri të përforcuar për festa

by Kasaj
30/12/2020 , 13:09
Nata e ndrrimit të viteve – Manastirliu: Nuk do lejohen grumbullime, spitalet dhe urgjenca në gatishmëri të përforcuar për festa
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Spitalet dhe Urgjenca Mjekësore do të jenë në gatishmëri 24 orë me ekipe të përforcuara për festat e fundvitit. Nga Spitali Universitar i Traumës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tha se janë vendosur ekipe shtesë për përballimin e urgjencave mjekësore.

“Ekipet shëndetësore në gjithë sistemin tonë, qoftë ato të Urgjencës Kombëtare, qoftë të spitaleve tona që nga ato universitare deri tek rajonalet, bashkiaket do të jenë me ekipe të përforcuara për të përballuar çdo emergjencës që mund të kemi. Do të kemi në sistemin e Urgjencës Kombëtare 100 ekipe, të cilat janë të shpërndara në terren në postacione për të mbuluar çdo emergjencë në kohë dhe me cilësi.

Nga ana tjetër të gjithë sistemet dhe strukturat e urgjencave në spitale por edhe të shërbimeve në spitale do të jenë të përforcuara, duke organizuar punën me shërbimin “on call”, pra të mjekëve të cilët do të jenë të gatshëm, nëpërmjet sistemit të thirrjeve për çdo emergjencë që mund të ketë në spitalet tona”, bëri të ditur Manastirliu.

 

Manastirliu bëri me dije se masat janë marrë për të përballuar emergjencat e mundshme, pavarësisht se nuk do të lejohen grumbullime në sheshe.

“Për kryeqytetin do të kemi 9 ekipe të urgjencës, të cilët do të vendosen në postacione të caktuara dhe dy ekipe shtesë të urgjencës kombëtare si edhe janë siguruar materialet mjekësore, barnat e nevojshme për të përballuar çdo situatë emergjence, qoftë në kuadër të emergjencave, aksidenteve apo problematikave që mund të sjellin festimet e fundvitit”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar punën e ekipeve mjekësore në këtë vit të vështirë, Manastirliu tha se mirënjohja do të kurorëzohet me rritjen historike të pagave për bluzat e bardha.

“Dua t’ju falenderoj për punën tuaj të palodhur dhe kurorëzimi i kësaj mirënjohje mëse të merituar do të jetë me rritjen 40% të pagave në vitin e ri që po vjen”, tha Ministrja e Shëndetësisë, duke uruar për një vit të ri të mbarë e të shëndetshëm të gjithë ekipet mjekësore dhe qytetarët shqiptarë kudo ku ndodhen.

Urdhri i gatishmërisë së përforcuar për spitalet gjatë ditëve të festave, i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcakton forcimin e ekipeve në dispozicion për urgjencën 24/7, nga data 31 Dhjetor deri më 5 Janar dhe përcaktimin e mjekëve “on call”, pra në gatishmëri për secilin shërbim, për të mbuluar çdo urgjencë që mund të ndodhë. Gjithashtu përcaktohet detyrimi për të siguruar barnat dhe pajisjet mjekësore të nevojshme si dhe për të vendosur në gatishmëri të përforcuar urgjencën kombëtare në territor.

Tags: festatmanastirliumjeketspitalet

Related Posts

Ambasadori i Turqisë viziton spitalin në Fier: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta
Aktualitet

Ambasadori i Turqisë viziton spitalin në Fier: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta

17/02/2021 , 21:40
Numër i lartë viktimash nga COVID-19/ MSH: 1075 raste të reja dhe 18 humbje jetë në 24 orët e fundit
Aktualitet

Numër i lartë viktimash nga COVID-19/ MSH: 1075 raste të reja dhe 18 humbje jetë në 24 orët e fundit

17/02/2021 , 21:36
“Newborn” vishet ndryshe për 13-vjetorin e Pavarësisë, ky është mesazhi që fshihet pas monumentit
Aktualitet

“Newborn” vishet ndryshe për 13-vjetorin e Pavarësisë, ky është mesazhi që fshihet pas monumentit

17/02/2021 , 19:30

Recent Posts

  • Ambasadori i Turqisë viziton spitalin në Fier: Punimet kanë ecur me ritme të shpejta
  • Numër i lartë viktimash nga COVID-19/ MSH: 1075 raste të reja dhe 18 humbje jetë në 24 orët e fundit
  • Eksportet, 1 mld lekë më shumë/ Janari i vitit 2021 ishte më i mirë se janari i vitit 2020
  • Aksident me një të plagosur në Shëngjin, dy makina përfundojnë në kanal pas përplasjes(VIDEO)
  • “Ashtu siç u bë realitet rindërtimi i shtëpive, shkollave…” Rama: Vaksinimi i krejt popullit do të bëhet më shpejt se sa shumëkush mund ta mendojë

Kategorite

  • Aktualitet (1,833)
  • Bota (1,824)
  • DOSSIER (13)
  • Ekonomi (230)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (114)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (285)
  • Kronike (598)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (593)
  • MEMORIE (26)
  • Moti (112)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,126)
  • Politike (731)
  • Rajon (164)
  • REAGIM (110)
  • Shendeti (411)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (367)
  • Videonews (349)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!