Bota

NATO flet për Kosovën e Serbinë/ Duhet urgjent…

Liderët e shteteve dhe krerët e qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, në një komunikatë te përbashkët për media, kanë përmendur dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjithashtu edhe situatën e tensionuar në veri të Kosovës

Në komunikatë thuhet se NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe përkrahin gjithashtu edhe përpjekjet e tjera që kanë për synim normalizimin e raporteve në mes të dy vendeve.

“Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe u bëjmë thirrje palëve të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen me mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike. Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që menjëherë të de-përshkallëzojnë, t’i kthehen dialogut dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të arritur së fundmi në Bruksel dhe Ohër”, thuhet në komunikatë.

TRENDING

Exit mobile version