Bota

NATO vendos armën e re mbi qiellin e Europës

NATO i merr shumë seriozisht kërcënimet bërthamore të Rusisë dhe çdo përdorim i armëve bërthamore nga Moska do të kishte pasoja të rënda. Ky është mesazhi kryesor i Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Atlantike Jens Stoltenberg pas takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Bruksel.

Rreziku i një lufte bërthamore, megjithatë, nuk duket i lartë për momentin, nënkuptoi Stoltenberg.

“Rrethanat në të cilat NATO mund të duhet të përdorë armë bërthamore janë jashtëzakonisht të largëta. Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme, e pamatur dhe ata e dinë se nëse përdorin këto lloj armësh kundër Ukrainës, do të ketë pasoja të rënda”

Me kërcënimet bërthamore në sfond dhe luftën në Ukrainë, NATO po punon për të forcuar mbrojtjen e saj. 14 vende evropiane të Aleancës, plus Finlanda e cila së shpejti do të jetë pjesë e saj, kanë nënshkruar një letër qëllimi për të krijuar ‘Mburojën ajrore europiane”, një sistem i përbashkët i mbrojtjes ajrore dhe raketore nën koordinimin gjerman.

Në mesin e nënshkruesve nuk është Italia, përveç Gjermanisë, në listë janë Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Gjermania, Hungaria, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Sllovakia, Sllovenia, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Ne duam të ndërtojmë një projekt të përbashkët të mbrojtjes, si përmes armatimit tokësor ashtu edhe përmes forcave ajrore ushtarake. Me nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit sot, ne po e nisim këtë iniciativë dhe po ndajmë një përgjegjësi të përbashkët për sigurinë e kontinentit tonë”, shpjegoi Ministrja e Mbrojtjes Gjermane Christine Lambrecht.

Kancelari gjerman Olaf Scholz kishte deklaruar në fund të gushtit synimin e tij për të investuar shumë në mbrojtjen ajrore, me një sistem të projektuar në mënyrë që aleatët evropianë të Gjermanisë të mund të bashkohen.

TRENDING

Exit mobile version