Bota

Ndahet Donald Trump? Melania Trump mungon në festën e Super të Martës së ish presidentit

 Gruaja e ish-presidentit amerikan, Melania Trump ka munguar në festën e bashkëshortit të saj Donald Trump të Super të Martës në Mar-a-Lago, shtëpinë e tyre në Palm Beach pas zgjedhjeve presidenciale. Djemtë e tij Donald Trump Jr. dhe Eric Trump u panë duke marrë pjesë në festë.

Vajza e madhe e Donaldit, Ivanka Trump nuk ishte e pranishme, por dihet gjerësisht se ajo nuk do të luajë më një rol të madh në ndjekjet politike të babait të saj.

“Ishte mbrëmja e super të martës. Ishte fjalimi i tij i fitores. Ishte në Mar-a Lago. Gruaja e tij Melania nuk ishte aty”, shkroi një person në X.

Gjithsesi sipas mediave të huaja thuhet se Melania do të “rriste” paraqitjet e saj politike në 2024 për të ndihmuar burrin e saj të fitonte edhe një herë presidencën e SHBA. Megjithatë, Melania mungoi po ashtu edhe në kartolinën e Krishtlindjeve të familjes Trump dhjetorin e kaluar.

TRENDING

Exit mobile version