Rajon

Ndalimi i dinarit serb/ Beogradi do të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit në OKB

Serbia do të kërkojë takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me vendimin e Kosovës, për ndalimin e dinarit, i cili ka hyrë në fuqi që nga 1 shkurti i këtij viti.

Lajmi u dha nga drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, i cili tha për mediat serbe se nesër Serbia do të kërkojë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për shkak “tensioneve ekzistuese”.

Ndër të tjera, Petkoviç, u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një krizë me vendimin për ndalimin e dinarit serb.

“Do të luftojmë që të marrim shumicën e nevojshme të votave që të mbahet ajo seancë dhe arsyen pse kërkojmë një seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është se me veprimet tona, me akte dhune që përshkallëzohen dita-ditës, Albin Kurti po pastron etnikisht popullin serb në Kosovë e Metohi ose, siç thuhet ligjërisht në konventa, po krijon  kushteve të tëq pajetueshme për nënshtrimin e  serbëve”,- ka thënë Petkoviç.
“Nuk dua t’ju them se çfarë pasojash ka kjo në arsim, në shëndetësi. Si do të sigurojnë këta njerëz pajisje për kopshte, shkolla, spitale”,- shtoi ai.

TRENDING

Exit mobile version