Kronike

Ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” .

Tiranë
Vijon puna për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi në anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Specialistët e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me DVP Dibër, pas një punë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e marra për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Si rezultat e një pune të mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën “Mustafa Aranitasi”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit F. Sh., 32 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënie pasurie” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.
Ky shtetas, më datë 19.06.2020, në vendin e quajtur “Busti i Skënderbeut”, në Fushë Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke kanosur shtetasin G. B., për t’i marrë një shumë parash nëpërmjet shtrëngimit.
Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version