Politike

Ndërhyrja në MEK/ Rama: Muxhahedinët sulmuan Iranin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me Eksperten e Qendrës Europiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave të përbashkëta” gjatë vizitës në samitin e NATO-s në Vilnus.

Nga atje Rama foli në lidhje me rrezikun nga sulmet kibernetike dhe aksionin e policisë në kampin e MEK, pak javë më parë.

Rama deklaroi se në bazë të marrëveshjes ishte e qartë se ata nuk duhet të kthenin Shqipërinë në platformë për të sulmuar regjimin e Iranit, e për pasojë Irani kreu sulme kibernetike kundrejt Shqipërisë.

“Si shembull mund të them se ne jemi një vend i vogël dhe nuk jemi në një pozitë për të ndryshuar fatin e ndonjë luftë konflikti apo beteje, por kur ne na kërkohet që të ndihmojmë, jemi shumë të lumtura që ta bëjmë. Në na kërkuan që të ndihmojmë për grupin MEK që janë një kafshatë e fortë, ndryshe do t’i ishin masakruar nga shërbimet sekrete në Iran na u kërkuan që të shpëtojmë jetën e tyre. Shqiptarët e kanë në ADN-në tyre të shpëtojnë jetën e tjerëve. Marrëveshja ishte e qartë se ata do të qëndronin në Shqipëri të ishin të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike për të sulmuar regjimin. Ne u prekëm nga sulmet kiberentike nga Irani. Po përpiqemi të bëjmë shumë të për forcuar sigurinë kibernetike”, u shpreh Rama.

TRENDING

Exit mobile version