Bota

Ndërroi jetë në moshën 65-vjeçare, kush ishte David Sassoli, Reagon RAMA e META

Politika Evropiane për herë të parë është në zi. Mëngjesin e sotëm është bërë me dije se David Sassoli ka humbur jetën pas luftës së tij gati një mujore në spitalin Avianos të Italisë.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli ndërroi jetë mëngjesin e së martës në moshën 65-vjeçare. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë dhe kishte anuluar çdo takim zyrtar që prej 10 dhjetorit

“Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ndërroi jetë në orën 1:15 të mëngjesit të 11 janarit në spitalin në Aviano të Italisë, ku u shtrua në spital”, tha zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter

Më 10 dhjetor, Sassoli u shtrua në spital në Itali për shkak të komplikimeve të rënda të lidhura me një mosfunksionim të sistemit imunitar. Të gjitha ngjarjet në të cilat ishte planifikuar të merrte pjesë kreu i Parlamentit Evropian janë anuluar. David Sassoli ishte president i Parlamentit Evropian prej 705 vendesh që nga viti 2019.

Në dhjetor, 65-vjeçari Sassoli, një ish-gazetar nga Partia Demokratike Italiane, njoftoi se nuk do të kandidojë për t’u rizgjedhur si kryetar i PE, në mënyrë që, shpjegoi ai, “të mos përçajë shumicën evropiane”. Mandati i tij përfundoi në janar. Është hera e parë në historinë e Parlamentit Evropian që një president në detyrë kandërruar jetë. Sipas rregullores së brendshme të Parlamentit Evropian, nënkryetari i parë duhet të veprojë si president deri në zgjedhjen e një pasuesi.

Rama reagon pas ndarjes nga jeta të Sasolit: Avokat i zjarrtë i Shqipërisë

RAMA: Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte… Addio caro David, riposa in pace.

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij pas ndarjes nga jeta të Presidentit të Parlamentit Europian David Sassoli. Meta me anë të një postimi në Facebook i hidhëruar ka shprehur ngushëllimet e tij, duke shprehur se ai ishte një europianist i shquar dhe mbështetës i palodhur i zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë.

“I hidhëruar nga humbja e papritur e një europianisti të shquar dhe mbështetësi të palodhur të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë, Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Ngushëllime për familjen e Tij dhe institucionet europiane!’-shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version