NTV
No Result
View All Result
27/02/2021 , 13:26
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
27/02/2021 , 13:26
NTV
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Me një administratë të Joe Biden ekziston mundësia e largimit të MEK nga Shqipëria?

Rudy Giuliani nuk ka munguar në të gjitha organizimet e MEK në Shqipëri e kudo gjetkë dhe, duket të ketë qenë ndërlidhësi i ngushtë i asaj administrate me muhaxhaedinët në botë dhe veçanërisht në SHBA

by Cuci
23/01/2021 , 15:28
Me një administratë të Joe Biden ekziston mundësia e largimit të MEK nga Shqipëria?
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

MEK, ose e vetmja opozitë e regjimit iranian, pas tentativash të shumta të administratës republikane të presidentit Bush junior në USA, jo pa vështirësi u pranua të qëndronte në Shqipëri me arsyetimin humanitar të problematikës.

Duhet pranuar që në administratën e Trumpit ata (MEK) gjeten një mbështetje të jashtëzakonshme. Një marrëdhënie e tillë forcohej edhe më shumë nga politika agresive e vetë presidentit Donald Trump i cili rrëzoi një marrëveshje komunikimi politik të administratës së Barac Obamës me Teheranin dhe, ashpërsoi marrëdhënien e SHBA-ve me Iranin.

Thënë këto, kuptohet që një mbështetje e administratës se Trump ndaj MEK, si e vetmja opozitë ekzistuese kundër rrëgjimit islamik iranian, ishte krejt e kuptueshme nga administrata e presidentit Trump.

Në fakt, duket se një rol kyç në këto raporte të SHBA-së me opozitën iraniane të Tiranës, ka patur avokati i ish presidentit Donald Trump, i famshmi Rudy Giuliani i cili ka vizituar disa herë Tiranën i ftuar i MEK dhe i sajdisur nga Tirana e vogël.

Rudy Giuliani nuk ka munguar në të gjitha organizimet e MEK në Shqipëri e kudo gjetkë dhe, duket të ketë qenë ndërlidhësi i ngushtë i asaj administrate me muhaxhaedinët në botë dhe veçanërisht në SHBA.

Rudi Giuliani u akuzua nga Shoqata e Avokatëve të Shtetit të New York-ut që në protestat e dhunshme të organizuara në mbështetje të pretendimeve të Trumpit për zgjedhjet, kishte bashkëpunuar me komunitetin e muxhaedinëve në SHBA duke bërë që ata të ishin shumë aktivë në protestat pro Trump…

Një administratë e re në SHBA një politikë e re ndaj Iranit dhe MEK?

Parimisht administrata e Joe Biden do i rikthehet politikës së jashtme të Barac Obamës dhe këtë gjë padyshim do e bëjë dhe me Teheranin. Joe Biden, ish zv. president i Obamës ka qenë pjesë vitale e asaj politike dhe, sot president i ShBA, sigurisht do e rikthejë politikën e jashtme e Obamës më të fuqishme, po kështu me Teheranin.

Nje zhvillim i tille shume i mundshëm padyshim qe do sjelle një trajtim te ri te SHBA-se ndaj MEK e padyshim kërkesat e administrate se Joe Biden ndaj Tiranes nuk do te jene te njëjtat si te administratave republikane.

Ne këtë rast politikes te Tiranes i duhet qe te ketë një refleksion racional ne politiken e jashtme kur kemi parasysh se një vend i vogël si Shqipëria nuk nevojitet te marre role qe nuk i takon kundrejt dy vendeve te mëdha, i pari aleat strategjik dhe i dyti aspak i tille…

Cfare i sugjeron Tiranes zyrtare Lobi Shqiptar ne SHBA?

Perqasje.com kontaktoi z. Ekrem Bardha, bashke themelues i National Albanian American Council (NAAC), njeri prej aktivisteve shqiptar me me influence pranë partisë demokratike ne SHBA dhe, biznesmen shume i njohur ne SHBA, për ti marre një opinion ne lidhje me këtë argument.

Sipas Z. Bardha, “Sfidat kryesore të Trump me Bashkimin Evropian ishin tërheqja nga Marrëveshja e Parisit, çështja e tarifës doganore dhe NATO. Me Biden në detyrë, këto sfida do të zvogëlohen ndjeshëm dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet SHBA-BE do të fillojë.

Në këtë atmosferë, me ndihmën e Uashingtonit, problemet e Shqipërisë (një listë e kushteve të vendosura nga BE) për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian mund të zgjidhen, me kusht që brigjet shqiptare të pastrohen nga trafikimi i njerëzve ilegale dhe drogës në tranzit për në Itali dhe vendet e tjera evropiane, etj.

Interesat e Shqipërisë janë të rëndësishme, nëse pritja në Tiranë e MEK ka një përfitim të rëndësishëm për vendin tonë, prania e tyre do të jetë e tolerueshme. – thote bardha duke shtuar se: “Është e rëndësishme që Shtëpia e Bardhë ta konsiderojë Shqipërinë si një entitet të pavarur ndërkombëtar brenda Bashkimit Evropian. Shqipëria nuk është një parkim dhe një vend për depozitimin dhe grumbullimin e mbetjeve të Uashingtonit.”

Duke përfituar nga shkrimi i Daniel Benaim – thote Bardha – duke sugjeruar konsiderimin e transferimit te MEK në Etiopi dhe Eritrea. gje që sipas lobistit shqiptar ne SHBA, mund të sigurojë një mundësi të artë për politikën e jashtme shqiptare.

Konkluzion

Bota po lëviz me një dinamike ta pa parashikuar ne planin gjeopolitik dhe maturia ne diplomaci sigurisht krijon premisa pozitive ne te ardhmen e vendit ne rrugën historike euro atlantike.

Me administratën e Joe Biden edhe NATO ku vendi ynë bën pjese do te jete me e fuqishme dhe eficente se sa me administratën e Donald Trump dhe këtë po e tregon qartazi konflikti Greqi – Turqi i cili nuk po negociohet ne Tirane, siç dikujt për arsye elektorale, i kish lindur dëshira aspak racionale, por ne zyrat qendrore te NATO ne Bruksel.

Sot duket se ka ardhur momenti te jemi me racional ne politiken e jashtme dhe te mbajmë shënim për te marre vendimet e duhura, pa u bere pjese e konflikteve te një vendi tjetër lidhjet me te cilin janë shume modeste…

Marre nga Perqasje.com

Tags: kryesore

Related Posts

Manastirit po i bien muret/ Zvërnec, projekti për riparim pret ende miratimin
Aktualitet

Manastirit po i bien muret/ Zvërnec, projekti për riparim pret ende miratimin

27/02/2021 , 13:06
Dita ndërkombëtare e sëmundjeve të rralla/ Testet gjenetike dhe këshillimi gjenetik në sëmundjet e rralla gjenetike
Aktualitet

Dita ndërkombëtare e sëmundjeve të rralla/ Testet gjenetike dhe këshillimi gjenetik në sëmundjet e rralla gjenetike

27/02/2021 , 11:46
Mbi 40% e njerëzve do të kenë nevojë për teknologjinë për të konceptuar fëmijë deri në 2050-n, ekspertja: ‘Kimikatet kudogjendura’ kanë ulur numrin e spermatozoideve
Aktualitet

Mbi 40% e njerëzve do të kenë nevojë për teknologjinë për të konceptuar fëmijë deri në 2050-n, ekspertja: ‘Kimikatet kudogjendura’ kanë ulur numrin e spermatozoideve

27/02/2021 , 11:35

Recent Posts

  • Ndizet klasikja, spektakël në “Loro Boriçi”, penallti dhe goditje dënimi, dy gola për gjashtë minuta
  • Çfarë ndodh në rast se Kuvendi nuk reflekton për ligjet e kthyera? Meta: Nëse do kishim reformë në drejtësi të suksesshme s’do kishin guxuar kurrë
  • Në kërkim për vjedhje, arrestohet 20-vjeçari në Gjirokastër
  • “Sot 70 vite më parë, diktatura vrau 22 intelektualë pa gjyq”, Basha: Sakrifica e tyre përkujtesë në rrugën europiane të Shqipërisë
  • Qëlloi me pistoletë pas sherrit për parkimit, shoqërohet një 18-vjeçar në Kukës

Kategorite

  • Aktualitet (1,952)
  • Bota (1,946)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (123)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (301)
  • Kronike (728)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (656)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (119)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,342)
  • Politike (942)
  • Rajon (175)
  • REAGIM (121)
  • Shendeti (440)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (406)
  • Videonews (376)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!